Nuk ka shënuar ende asnjë gol në nëntë ndeshje të Serie A, ndaj Santiago Gimenez ka filluar të marrë mjaft kritika. Edhe pse Massimiliano Allegri thotë se është i kënaqur me punën që po bën për skuadrën, nga një qendërsulmues janë golat ato që para së gjithash priten. Në këtë sezon, ka realizuar vetëm një gol në Kupën e Italisë.
Nuk është sekret që Milani ka konsideruar edhe shitjen e tij gjatë afatit të fundit të merkatos verore. Madje, u zhvilluan edhe disa takime me eksponentë të Romës për një shkëmbim që do të kishte përfshirë Artem Dovbyk, por operacioni dështoi.
Nëse, siç e thamë në një analizë tonën të djeshme, gjatë dy muajve të ardhshëm nuk arrin të bindë, nuk përjashtohet mundësia që klubi të mund të ndërhyjë në janar për të marrë një qendërsulmues tjetër.
Merkato Milan: kush mund të vijë në sulm?
Nuk përjashtohet mundësia që të rifillojnë bisedimet me Romën për Dovbyk, i cili sapo ka shënuar në ndeshjen e fituar kundër Parmës. Ukrainasi nuk po ka një fillim të shkëlqyer të sezonit (2 gola në 11 paraqitje) dhe Gian Pier Gasperini mund t’i japë sërish dritën jeshile një transferimi të tij.
Ndër sulmuesit të cilët pëlqehen nga Milani është Joaquin Panichelli, argjentinasi 23-vjeçar që luan në Strasbourg.
Klubi i Ligue 1 e ka blerë për rreth 16.5 milionë euro nga Alaves në dritaren e fundit të merkatos verore. Një investim i mirë, duke qenë se ish-lojtari i River Plate ka shënuar 10 gola në 13 paraqitjet e tij të para këtë sezon.
Strasbourgu ka të njejtën pronësi të Chelsea që tashmë e ka treguar të jetë një merkato e shtrenjtë që verën e kaluar, kur Igli Tare u përpoq të blinte mbrojtësin e djathtë Guelà Doué dhe u gjend përballë një kërkese prej rreth 28 milionë eurosh.
Sot, për sulmin e Rossonerëve qarkullon një emër tjetër: bëhet fjalë për Jonathan Burkardt. 25 vjeçari gjerman luan për Eintracht Frankfurt dhe edhe ai e ka nisur mirë sezonin 2025/2026: 9 gola dhe 1 asist në 12 paraqitje.
Por edhe klubi gjerman nuk është shumë bujar kur bëhet fjalë për të shitur xhevahirët e tij. Kështu, sipas kolegët e të përditshmes së madhe sportive italiane La Gazzeta dello Sport, kanë zbuluar se lojtari aktualisht vlerësohet rreth 30 milionë euro, por ne mund të themi se vështirë se mund të shitet me këtë shifër.
Eintracht e ka blerë për 22 milionë euro nga Mainz dhe për ta shitur që në janar, gjë që ne besojmë se është e komplikuar, do të nevojiten të paktën 40 milionë euro. Veçanërisht nëse Burkardt vazhdon të ketë rendimentin që po mban në këto momente. Eintracht Frankfurt ka provuar se di të shesë mirë vitet e fundit.
Mjafton të shohim se si nga ky klub, Randal Kolo Muani iu shit PSG më 2023 për rreth 95 milionë euro, Omar Marmoush iu shit Manchester City për rreth 75 milionë euro dhe Hugo Ekitike, Liverpoolit për 95 milionë euro.
Klubi gjerman nuk e ka me nxitim për ta shitur Burkardt, të cilit Milani ia pati vënë sytë që kur luante te Mainz. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë përpjekje vërtetë serioze për ta sjellë qendërsulmuesin gjerman në Milanello.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
