Imazhi i fundit i Santiago Gimenez kundër Bolonjës ishte shansi kur goditi shtyllën pasi skartoi portierin kundërshtar: më pas erdhi zëvendësimi, bashkë me disa fërshëllima nga publiku i San Siros, por ato u shuan shpejt nga duartrokitjet që nisën fillimisht me Luka Modric në fushë e më pas me Massimiliano Allegri në stol.
Në Udine do të jetë përsëri meksikani, nga fillimi, me shpresën që të mund të gjejë golin i cili do t’i japë tjetër frymëmarrje.
Titullar
Pra edhe nesër, sipas zërave të vigjiljes së ndeshjes, kur Milani të përballet me Udinezen në transfertë, në 20:45, për javën e katërt të Serie A, do të jetë Santiago Gimenez titullar.
E vërteta është që vendimi i Allegrit diktohet më shumë nga rrethanat e jashtme dhe derisa Rafael Leao të jetë jashtë për shkak të dëmtimit në pulpë dhe përderisa Christopher Nkunku të mos rifitojë formën maksimale, meksikani e ka detyrën të përfitojë nga kjo situatë, që e sheh në fushë çdo javë nga minuta e parë.
Në ndeshjet e këtij fillim sezoni, qoftë për shkak të pozicionit jashtë loje apo pasaktësisë të tij, Gimenez shpesh i është afruar golit, por që ende nuk e ka gjetur. Shpresa është që ky gol të rigjendet në Udine dhe me të edhe një dozë e mirë besimi.
Arsyeja
Duartrokitjeve të bëra bashkë me Modric kur u zëvendësua, Allegri i shtoi edhe fjalët e tij sot në konferencën për shtyp. Të pakta dhe koncize, konkrete siç i pëlqen Max: “Ka pasur kaq shumë raste, duhet të qëndrojë i qetë sepse gjithmonë ka bërë gola dhe gola të tjerë do të bëjë”
Kjo është rruga e trajneri dhe fakti që ka çdo jave një shans të ri duhet të jetë një stimul më shumë për El Bebote, që dëshiron të rilindë. Kushtet e sulmuesit, të rikthyer në Milanello vetëm në fillim të gushtit për shkak të Gold Cup, po përmirësohen dhe shpresohet që të jetë faktori determinant në rritjen e performancave të numrit 7.
Ndërkohë, Allegri do t’i besojë atij dhe sigurisë Pulisic në përpjekje për të shembur një mur rezistent si ai i Udinezes.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
