E ardhmja e Milanit ka filluar vërtetë të marrë formë me konturet gjithnjë e më të qarta. Gjatë këtyre orëve po mbahet një samit vendimtar për të sjellë Igli Tare në detyrën e Drejtorit të ri Sportiv, një zgjedhje që do të shënonte fillimin konkret të epokës së re të kuqezinjve. Ish drejtuesi i Lazios do të përfaqësonte pjesën e parë të një projekti ambicioz që synon rinovimin, si në strukturën koorporative ashtu edhe në atë teknike. Por surpriza e vërtetë mund të vijë nga pankina: sipas zërave të fundit, as Massimiliano Allegri dhe as Antonio Conte nuk do ta drejtojnë Milanin sezonin e ardhshëm. Në vend të tyre, merr kuotë një profil i ri dhe i papritur, por në gjendje t’i bëjë të gjithë të bien dakord. Një emër që mund të mishërojë në mënyrë perfekte idenë e rilançimit dhe vazhdimësisë së dëshiruar nga pronarët, në një përzierje ambicie, moderniteti dhe vizioni afatgjatë.
Gerry Cardinale shet klubin: konfirmimi i bujshëm, është pothuajse zyrtar

Pa Komente
- News-
Bashkohu me ne
24/7 edhe në Mediat tona Sociale