Gerry Cardinale i ka tërbuar sërish tifozët e Milanit. Po, sepse padroni i kuqezi dhe pronari i fondit amerikan RedBird ka zhvilluar një investim rekord. Sipërmarrësi do të jetë investitori i dytë më i madh i Paramount-it të ri pas familjes Ellison, duke investuar 1.8 miliardë dollarë prej më shumë se 8 që grupi po paguan.
Ai i Cardinales është një investim rekord përsa i përket sektorit të argëtimit dhe medias. Po, sepse është shuma më e madhe e parave e investuar ndonjëherë nga RedBird. Që nga themelimi i tij, fondi amerikan është zgjeruar gjithnjë e më shumë dhe sot mund të mbështetet në asete nën menaxhim prej 10 miliardë dollarësh (mbi 9.2 miliardë euro). Më 2022, RedBird bleu Milanin për 1.2 miliardë euro, por tani tifozët po pyesin me shumë shqetësim se përse nuk po bëhet edhe për klubin kuqezi investime të rëndësishme për të bërë që të Milani të renditet në elitën e futbollit evropian dhe për nga ambicia, edhe atij botëror. Sepse e tillë ka qenë jo vetëm ambicia por edhe premtimi i vetë Presidentit Cardinale.
Në fakt, u bënë disa ditë që pas hapjes së merkatos, por deri më sot klubi i rrugës Aldo Rossi ende nuk ka bërë asnjë lëvizje dhe tifozët janë të të bezdisur deri në zemërim nga kjo situatë. Ndërkohë që, jashtë futbollit, Cardinale është shumë aktiv, mjaft të shikohet operacionin financiar me Paramount…
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>