“Milan? Qëllimi ynë është ta rikthejmë protagonist në skenën botërore”, fjala e numrit Një të kuqezinjve, Gerry Cardinale. Padroni amerikan është dhe ka treguar gjithë dashurinë e tij për ekipin e tij kur gjatë ditët e fundit u prezantua në Milano për të bërë një bilanc të merkatos me Moncada, Furlani dhe Ibrahimovic.
Në funksion të turneut amerikan, në të cilin do të angazhohen Fonseca dhe djemtë e tij, Cardinale ka njoftoi edhe fillimin e një bashkëpunimi të ri me Kraft Analytics Group, një kompani lider në sektorin e të dhënave dhe analizës në botën e sportit dhe të argëtimit. Gjatë një bisede ndërmjet Gerry Cardinale, themelues dhe CIO i RedBird Capital, dhe Jessica Gelman, CEO i Kraft Analytics Group, numri një i Djallit foli për Milanin e tij. Ja çfarë tha Cardinale:
Një pjesë e përsesë që ne jemi të përkushtuar të bëjmë këto turne miqësore në Shtetet e Bashkuara është pikërisht kërkesa e madhe nga Amerika për futbollin evropian. Kështu, kjo është një mundësi vërtet e rëndësishme për ne. Jemi pronarë të Milanit prej dy vjetësh. Objektivi ynë është ta rikthejmë si protagonist në skenën botërore. Kemi 550 milionë fansa në mbarë botën. Kemi 50 milionë fansa në Amerikë dhe duam të përqëndrohemi tek ata.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Cardinale më pas foli edhe për ecurinë e futbollit amerikan. Ja çfarë deklaroi:
Besoj se përgjegjësit e Major League Soccer kanë bërë një punë fenomenale, por janë frenuar nga fakti që lojtarët në ekosistemin amerikan nuk bëjnë pjesë në ekosistemin global. Dhe derisa të mos ketë një integrim me lojtarët në maksimum të karrierës së tyre (jo afër tërheqjes, red.) që vijnë në Amerikë dhe të bëhen pjesë e këtij sistemi, do të jetë shumë e vështirë; teknologjia tani tani t’i sjell ndeshje drejtpërdrejt në Evropë dhe fëmijët rriten duke qenë asistuar në atë cilësi loje.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>