“Miseria e nobiltà – Mjerim dhe fisnikëri” është një kryevepër kinematografike të 76 viteve më parë, me protagonistë Totò, Sophia Loren dhe Valeria Moriconi, dhe i bazuar në një komedi të Eduardo Scarpetta. Nuk mund të thuhet se ishte “shumë përpara kohës së saj”, siç thuhet shpesh për shumë komedi italiane, sepse ajo flet për përçarjet shoqërore që kishin ekzistuar gjithmonë, por i portretizon ato me një ironi tragjikomike unikale, si në temë ashtu edhe në performancë. Titulli i atij filmi duket se përmbledh plotësisht gjithë sa po ndodh në këtë moment epokal të Milanit tonë, të ndarë mes historisë dhe së tashmes, mes ambicies dhe pragmatizmit të ashpër që një pjesë e mirë e tifozëve (dhe ndonjë gazetar) e quajnë kopraci.
Sigurisht që kjo Rossonere nuk është një pronësi e gatshme që të bëjë sakrifica financiare për anën sportive të gjërave: 80 milionë euro mund të luhen në tavolinën e ruletës së San Donato për një stadium të ri që lundron në det të hapur, por jo për një qendërsulmues, për shembull. Në këtë skenar nuk ndryshon narracioni memec i një merkatoje ende të bllokuar midis shitjeve të Reijnders (të përgjakshme) dhe Theo (melankolike) dhe të ardhjeve të piratit Modric dhe potencialit Ricci. Nuk ka ekuilibër, momentalisht. Narracion memec sepse bazohet në gënjeshtrat që qarkullojnë në media dhe në gojët e agjentëve, ndërmjetësve, menaxherëve dhe – për fat të keq – edhe disa kolegëve gazetarë (ose influencer në kërkim të sa më shumë like-ve) që fusin hundët në çdo lojë, e madje, në disa raste, madje shndërrohen edhe në creator’s.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Kanë kaluar tashmë vite, qysh pas mbretërimit të Adriano Gallianit, që Milani ka zgjedhur rrugën e heshtjes përsa i përket blerjeve apo shitjeve: emra dhe mbiemra shfaqen dhe lulëzojnë çdo ditë, flitet për tallje dhe turpërime pdo ditë, por së pari Maldini dhe Massara, tani Tare, vazhdojnë direkt nën radarë në ndjekje të objektivave të tyre. Pothuajse kurrë nuk flitet për gjendjen shpirtërore të lojtarëve dhe të agjentëve të tyre që pasi ndryshojnë mendje në minutën e fundit, duke ndjekur aromën e një zeroje më shumë, por është po aq e vërtetë që Milani na kishte mësuar për dekada të tëra të shkonim direkt në temë kur vendosnej për të blerë dikë. Kohët kanë ndryshuar, e dimë, dhe bashkë me mashtrimet, tani shtohen edhe paletat: budget, të ardhura, bilance.
Po ta shohësh nga këndvështrimi i De Laurentiis, strategjia dhe veprimet e klubit rossoner janë virtuoze, por po ta shohësh nga ana e tifozëve (dhe e kritikëve, që flasin për Bonny si për një fenomen dhe Ricci një të panjohur ende të pazbuluar), bëhet fjalë për një kopraci që do ta pengojë Allegrin të realizojë ëndrrat e tij. Do ta marrim vesh, herët a vonë, se si shkuan vërtet gjërat për “gjeniun” Brown, se si do të shkojnë për Jasharin, cilët do të jenë mbrojtësit anësorë, mesfushori që na mungon dhe bomberi që aq shumë na duhet. Personalisht qëndroj i bindur se Tare do ta kompletojë mozaikun në kohë për kampionatin. Ndërkohë, atmosfera është pak të thuash ajo që nuk i duhet një klubi si Milani; e vetmja gjë e gjallë është ndjesia se je i detyruar të gëlltisësh shumë budallallëqe të tjera mediatike përpara njoftimeve zyrtare. Midis mjerimit dhe fisnikërisë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Duke folur për De Laurentiis. I ka lëshuar shigjetat e tij kundër sistemin aktual të futbollit, duke dhënë alarmin për mbingarkesën me ndeshje, mbi menaxhimin e dobët dhe politikanët që i konsiderojnë presidentët miliarderë, ndërsa injorojnë malet e borxhit që kanë grumbulluar: “Duket se ata që janë në krye të sistemit duan ta shkatërrojnë këtë botë, në vend që të përpiqen ta përmirësojnë”. Dhe më duket se ka të drejtë. Presidenti i Napolit, mund të jetë vërtetë kontravers, ashtu si dhe shumë i dashur, por, sigurisht, ai është një që e mban anijen mbi ujë, i zoti t’i balancojë ambiciet me deklaratat bankare. Do të ishte bukur sikur beteja e tij të mos përfundonte në një monolog, por, përkundrazi, t’i angazhonte të gjithë në ndjekje të ndryshimit dhe reformave.
Telenovela e trishtë dhe e ndërlikuar që rrethon San Siron e re, shkruan të njejtët kapituj që përsëriten përpikmërisht, prej vitesh me rradhë. Qeveria milaneze, e drejtuar prej një kreu krejtësisht të papërshtatshëm për detyrën, po shtyn në një drejtim shumë larg interesave të Milanit, e në këtë rast edhe të Interit, duke u zhytur përherë e më shumë në një moçal nga i cili një ditë do të jetë e pamundur të dilet. Klubet po përpiqen të mos hyjnë në konflikt, duke e zvarritur këtë çështje – por që është më korrekte ta quajmë farsë – drejt infinitit. Mbetem i mendimit se gjenerata ime nuk do ta shohë kurrë San Siron e re, edhe kemi shumë shanse për të përjetuar San Donaton. Shpresa është që në atë drejtim, Milani, do të këmbëngulë dhe nuk do të tundohet për të ndarë kostot (e pastaj edhe të ardhurat) me Interin: nëse një stadium i ri duhet të jetë, dhe do të jetë, le të jetë vetëm i Milanit. Faleminderit.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>