Gazetarët e njohur krahasojnë Van Basten me Tottin: në Facebook të gjithë nuk i besojnë rezultateve (FOTO)

Gazetarët e njohur të televizionit Fabio Caressa dhe Gerry Scotti kanë vënë përballë njëri-tjetrit Francesko Tottin dhe Marko Van Basten: rezultati është sa i bujshëm aq edhe i habitshëm, tifozët Rossonerë totalisht kundër

Milanistat
2 Min Read

Marco van Basten kundër Francesco Tottit. Është gazetari Fabio Caressa, i njohur për këtë format në profilet e tij në mediat sociale, që ka krijuar një tjetër lloj formati, nën shoqërinë e të madhit Gerry Scotti, një personalitet të njohur të Mediaset dhe tifoz i përjetshëm i Milanit.

Të dy kanë zgjedhur dy kampionë për këtë video duke vënë kështu përballë njëri-tjetrit dy lojtarë të ndryshëm midis tyree që i përkasin edhe dy epokave të ndryshme futbollistike.

Me prezencën e një milanisti si Scotti, pritej një rezultat tjetër. Mirëpo, në këtë ‘përballje’ fiton ish-kapiteni i Romës dhe protagonist i madh i kombëtares azzurre.

Van Basten vs Totti, kush fitoi: rezultati i habitshëm

Të dy u vunë njëri kundër tjetrit mbi disa baza themelore futbollistike: teknikë, gjuajtje, goditje me kokë, fizik, personalitet dhe shumë cilësi dhe karakteristika të tjera.

Në to, disi çuditërisht, hollandezi fitoi vetëm dy teste: në fizik dhe në goditjet me kokë. Në çdo fushë tjetër, mbizotëroi italiani.

Kemi postuar një pamje të ekranit të tabelës përfundimtare të rezultateve në rrjetet tona sociale dhe, siç mund ta imagjinoni, shumë milanistë nuk e kanë pritur aspak mirë.

Shumë prej tyre kanë theksuar se Van Basten ishte superior ndaj Tottit në shumë aspekte. Mjafton të citojmë se po flasim për tre Topa të Artë kundër zero dhe, mbi të gjitha, flasim për një të tërhequri nga futbolli në moshën 28 vjeçare kundër një lojtari që luajti deri në 40 vjeç me Romën, duke pasur kësisoj dhjetë vjet karrierë më shumë.

Qartësisht është një përballje klasike që sheh të përballen mes tyre dy tifozeritë. Për romanistët, Totti është maksimumi i mundshëm; krejt e kundërta për milanistët, Van Basten është një kampion absolut, vështirë për t’u krahasuar me sulmues të tjerë, e jo më të arrihet. Na vjen të pyesim se çfarë mendon edhe ti, në kanalet tona sociale, të presim!


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente