Milani është pranë finalizimit të një prej goditjeve më të mëdha të merkatos së verës. Bomberi francez që sezonin e fundit ka shkëlqyer në Bundesliga, është shumë pranë zbarkimit në Milanello. Klubi kuqezi ka avancuar ndjeshëm në negociata dhe akordi është praktikisht gati, me një vlerë totale që shkon deri në 60 milionë euro, përfshirë bonuse të mundshme dhe formulën e pagesës.
Hugo Ekitike, bomberi francez i Eintracht Frankfurt, shihet si sulmuesi i së ardhmes për Milanin – i ri, teknik, eksploziv dhe me nuhatje të natyrshme për golin. Ai përputhet në mënyrë perfekte me profilin që Max Allegri kërkon dhe që drejtuesit e klubit kishin vendosur: një futbollist me potencial të lartë, që mund të rritet brenda projektit dhe të japë menjëherë kontribut. Me 1.90 metra gjatësi, shpejtësi të lartë dhe një elegancë që rrallë shihet në sulmues të kësaj përmasash, Ekitike pritet të jetë lideri i ri i ofensivës kuqezi.
Megjithatë, shpenzimi i madh për Ekitike ka ndikuar ndjeshëm në buxhetin e merkatos. Burime pranë klubit bëjnë me dije se pas kësaj goditjeje, në dispozicion mbetet shumë pak për lëvizje të tjera – ndoshta vetëm për një ose dy përforcime të fundit, që gjithsesi do të jenë me shumë rëndësi për ekuilibrin e skuadrës.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Prioriteti i parë tashmë është afrimi i një mbrojtësi qendror me përvojë dhe personalitet, për të forcuar repartin që shpeshherë ka vuajtur në ndeshjet e rëndësishme. Në listën e skautëve ndodhen disa emra të njohur në Serie A dhe jashtë saj, ndërsa zgjedhja do të varet edhe nga mundësia për ndonjë huazim apo transferim low cost.
Në anën tjetër, klubi po punon edhe për të sjellë një mesfushor, i cili të jetë dinamik dhe i aftë të luajë si para mbrojtjes, por edhe të ndihmojë në ndërtimin e aksioneve ofensive. Një profil “box-to-box”, që mund të zëvendësojë Bennacer nëse largohet apo të ofrojë një alternativë Modriç që pritet të zbarkojë këto ditë, e të luajë përkrah Fofana.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Me ardhjen e Ekitike dhe përforcimet që pritet të vijnë, projekti i ri i Milanit po merr formë, dhe mes shumë ndryshimeve, duket se klubi po tenton të ndërtojë një skuadër moderne, të re dhe konkurruese në çdo front. Zbarkimi i bomberit nga Bundesliga është vetëm hapi i parë i një vere që premton shumë në Milanello.