Milani i këtij sezoni mund të mos ketë pasur vazhdimësi, por të paktën kanë qenë koherent. Nga gushti deri më sot, skuadra e Paulo Fonseca-s fillimisht dhe ajo e Sergio Conceiçao-s më pas, kanë zhgënjyer çdo lloj pritshmërie, praktikisht duke mos luftuar kurrë për Scudetto, e aq më pak për objektivin minimal të SHPALLUR nga kjo pronësi, vendin e katërt. Për t’u siguruar që nuk na mungonte asgjë, dje u gabua edhe e VETMJA ndeshje E RËNDËSISHME e kësaj pjese të fundit të sezonit, duke konfirmuar faktin se mund të bëhej edhe më keq dhe ia dolëm.
Na e shpifët!
Pasi kalimit në finalen e Kupës së Italisë, Curva Sud i pati lënë për një moment mënjanë mosmarrëveshjet e muajve të fundit, duke u rikthyer te brohoritja për skuadrën e zemrës e duke lënë mënjanë protestën kundër klubit. Por është e pashmangshme që pas asaj finaleje të humbur në atë formë të rikthyet e të ulërasë me të madhe”Ky klub nuk na meriton”, “Cardinale, duhet të shesësh”. Po, është luajtur me durimin e tifozëve, por mbi të gjitha me pasionin e tyre, një gabim shumë serioz duke pasur parasysh mbështetjen që nuk ka munguar kurrë gjatë këtij sezoni, që nuk mund ta quajmë as zhgënjyes, por me plot gojën: ishte një DËSHTIM. Na e shpifët! Është kz sentimenti i përgjithshëm midis tifozëve milanistë, të cilët prisnin një reagim krenarie nga kjo skuadër dhe ky klub. Por, kur kjo ka munguar gjatë gjithë sezonit, a mund të ndodhë vërtet që të vijë pikërisht tani, kur lojërat kanë mbaruar?
Ju lutemi, gjithçka është në rregull
Vazhdoni të thoni se gjithçka është në rregull. Gjatë këtyre javëve, kemi pritur finalen e Kupës së Italisë për të bërë bilancin e një sezoni që edhe nëse fitohej kupa, nuk mund kurrësesi të shpëtohej duke pasur parasysh atë që kemi parë në fushë. E megjithatë një tjetër shans revanshi këtij klubi dhe kësaj skuadre tifozët ia patën dhënë duke u dyndur masivisht në Romë, në mbështetje. Përgjigja, megjithatë, ishte e zakonshmja: ASGJË. Humbur këtë finale dhe mundësinë e hyrjes në Europa League, mund të themi se asgjë nuk është në rregul te Milani dhe kushdo që është në krye të këtij dështimi të bëjë një kontroll shpirtëror dhe do të kuptojë gjithçka. E mbi të gjitha, të dalë hapur, të tregoni fytyrën dhe të kërkojë falje, jo me fjalë, por me vepra. Është më e pakta që mund të bëjnë.