Galliani dhe firmat më afër, si superkonsulenti i RedBird, apo si kreu i futbollit Milan

Sipas burimeve të tjera, roli i Gallianit do të varej nga RedBird dhe nuk do të kishte lidhje me atë të presidentit, që do të mbahet nga Scaroni, i cili mbetet në pozicionin e tij. Hapat konkretë do të hidhen vetëm pasi të mbyllet shitja e Monzës

Milanistat
2 Min Read

Një marrëveshje paraprake është arritur në prapaskenë të një takimi, me shumë mundësi në Rivierën Franceze, me pronarin Gerry Cardinale dhe me nxitjen e Giorgio Furlanit, adrministratorit të deleguar të klubit, i cili “gjithmonë ka qenë i magjepsur nga Galliani”, shkruan eksperti i njohur Franco Ordine, në të përditshmen e madhe sportive Corriere dello Sport.

Ai ka zbuluar, sipas një burimi autoritar, se gjithçka po ndodh edhe me pëlqimin e Zlatan Ibrahimovic, Advisor Segnior i RedBird, i cili më në fund u plirua nga detyrat e tij të përditshme të përfaqësimit dhe të “rojtarit” të dhomës së zhveshjes.

Roli i përzgjedhur

Është ai i kreut të futbollit, head of football siç i pëlqen të thonë amerikanëve pra aspak në konflikt me rolin e presidentit Paolo Scaroni.

Madje një zë shumë i njohur nga casa Milan mësohet ta ketë pyetur gjatë orëve të fundit: “Sipas teje, në qoftëse do të kishte qenë Galiani përfaqësues i Rossonerëve në Lega Serie A, ndeshja Bolonja-Milan e sezonit të kaluar do të ishte shtyrë?” Përgjigja e pafajshme ishte: “Me shumë nundësi, jo”.

Sipas redaksisë sportive të të përditshmes gjeneraliste “Il Giorno”, Galliani mund t’i përfaqësojë Rossonerët në Lega Serie A edhe në nivel institucional, një detyrë që më parë e ka pasur në kompetencat e tij vetëm presidenti Scaroni.

Një detyrë që është pak të thuash brenda aftësive të drejtuesit superekspert Galliani. Ai mund të garantonte mbështetjen e tij edhe në fushë. Shkurt, një superkonsulent. Për atë që do të ishte një rikthim i bujshëm.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente