MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Fundi i një epoke. Lamtumira e Daniel mbyll dinastinë Maldini pas 70 vjetësh: kronikat e një familjeje legjendare
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Amarcord

Fundi i një epoke. Lamtumira e Daniel mbyll dinastinë Maldini pas 70 vjetësh: kronikat e një familjeje legjendare

By
Milanistat
27.07.2024
4 Min Read
Share
SHARE

Edhe pse stërvitet ende me kuqezinjtë, të gjitha shenjat çojnë në Monzë. Negociatat po konkretizohen pikërisht ashtu siç e kishim parashikuar gjatë javëve të fundit, pas 6 muajsh rendimenti të rëndësishëm te bardhekuqtë. Kishte edhe të tjerë pretendentë, mbi të gjitha Genova dhe Torino, por në fund do të rikthehet në Monza, ku gjeti rendimentin e tij më të mirë. Me këtë transferim mbyllet një epokë që zgjati 70 vjet, 70 vite në të cilat me ndonjë rol apo angazhim, gjithmonë një pjesëtar i familjes Maldini ka qenë i pranishëm te Milani.

I pari i klanit natyrisht është i madh Cesare, që ka prezantuar ngjyrat kuqezi me vazhdimësi nga viti 1954 deri më 1974, për 12 sezone si futbollist, më pas 8 vite të tjera si bashkëpunëtor teknik, ndihmës trajner dhe trajner. Mbi 400 ndeshje me fanellën e Milanit, Kapiteni i të parës Kupë Kampionesh të një ekipi italian, të ngritur në Wembley në maj 1963. Në karrierën e tij në nivel kombëtar me klubin ai fitoi 4 kampionate dhe një kupë Italie. Në nivel ndërkombëtar, një Kupë e Kampionesh, një Kupë Latine dhe një Kupë të Kupave. Në fund, e mbylli angazhimit të tij me klubin me disa muaj si drejtor teknik më 2001, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në maj të po atij viti, kur fitonte 6-0 derbin e famshëm si trajner.

I biri, Paolo debutoi në ekipin e parë më 20 janar 1985 në Udine pak më i madh se gjashtëmbëdhjetë vjeç. Për të plot 6 sezone në ekipin e të rinjve nga viti 1978 deri më 1984, të pasuar pasuar nga 25 sezone si senior, deri më 2009. E veshi 902 herë fanellën e Milanit (rekord absolut i të gjitha kohërave), të vetmen dhe ekskluzive fanellën të karrierës së tij të jashtëzakonshme. 26 trofe të ngritur në qiellin kuqezi, përfshirë 7 kampionate, një kupë italiane, 5 superkupa italiane, 5 Champions League, 5 Superkupa të Evropës, 2 Kupa Interkontinentale dhe një Botëror për Klube. Kapiten, flamur dhe ikonë, e ka lidhur përgjithmonë dhe pazgjidhshmërisht emrin e tij me klubin edhe si drejtues, me kampionatin 2021/22, i fundit në histori tonë deri më sot.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Dinastianë e mbyll me nder Daniel. 10 sezone në ekipin e të rinjve, nga viti 2010 në 2020, më pas 3 të tjera në ekipin e parë, duke e veshur 24 herë fanellën e Milanit, në të gjitha kompeticionet, me një gol në sezonin 21/22 të Skudetos, vendimtar për 3 pikët në Spezia. Daniel po legjitimon karrierën e tij si një profesionist i nivelit të lartë dhe ndoshta po lulëzon si futbollist muajt e fundit. Rritja e tij është objektive dhe është e trishtueshme që nuk mund të gjejë hapësirë ​​në këtë Milan. Ndoshta është penalizuar pjesërisht duke mos pasur ende një rol të përcaktuar, pak mesfushor sulmues dhe pak sulmues i majtë. Ka mundësi që ta mbyllë përkohësisht karrierën e tij milaniste Milan me asistin e dhënë ndaj Florenzit në miqësoren me Austria Vienna të mbyllur 1-1. Ndërsa, për më romantikët mund të jetë vetëm një mirupafshim, ku i dihet, ndoshta Maldini legacy do të pësojë vetëm një pauzë. Shihemi së shpejti Daniel!

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Forca Kapiten, populli kuqezi i bashkuar, bën tifozllëk për ty!
Milan-Barcelona 4-0 (’94), kronika e një ndeshje perfekte
Milan 6 – 0 Inter: nata kur Djalli kërceu mbi Hënë
Redondo te Milani: nga dëmtimi i rëndë te triumfi në Kupën e Italisë dhe lamtumira me Baggion
Lamtumirë Theo, të kemi dashur vërtet
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Editorial

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Milanistat
Milanistat
07.08.2025
Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?