Ka lajme e lajme. Por ka edhe lajme që të dhembin fort. Ai i para dy ditëve, që kishte të bënte me operacionin e Franco Baresit dhe periudhën e rikuperimit që e pret, është një nga ato që të bën të ndalesh. Sepse Franco Baresi nuk është vetëm Kapiteni i shumë betejave të Milanit të vitet ’80 dhe ’90. Ai është Kapiteni, i rënë në Serie B me fanellën Rossonere veshur sepse ishte e drejtë ta bënte. Dhe ishte një kohë kur pakot e lekëve të Agnellit dhe Mantovanit kishin ndoshta një peshë shumë më të madhe sesa pagat e lehta që hasen sot.
Baresi ishte Milani në një epokë historike, atëherë kur milanizmi mund të ishte vetëm një fe. Ai mishëroi, e vazhdon të mishërojë, vlerat e këtyre ngjyrave si askush tjetër në botë. E nëse është keq Kapiteni, për milanistët nuk është lajm i keq; është një mendim që ua pushton të mendjen e që nuk largohet.
Pra, kurajo Kapiten, jepi forca edhe një herë, vije të gjithë energjinë që nxirrje në fushë, edhe në këtë fazë të jetës tënde. Duam ta shohim përsëri atë luan të paepur që nuk njihte frikë. Duam ta shijojmë përsëri buzëqeshjen tënde dhe të sigurohemi nga zëri yt. Jemi rritur me ty dhe jeta jonë, milanizmi ynë, janë ushqyer në heshtjet dhe shikimet e tua të zjarrta. Dhe jemi krenarë për këtë, madje edhe pak xhelozë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Forca Kapiten, jepi fort sepse ke një popull të tërë pas, që të mbështet dhe të do fort. Sepse Dashuria nuk është ilaç, por di ta masazhojë dhe ta gëzojë zemrën si asgjë tjetër në botë. Mbahu fort, sepse 6-a përgjithmonë nuk ishte thjesht një mbrëmje e mrekullueshme dhe një fanellë me plot të drejtë, e hequr nga qarkullimi. 6-a përgjithmonë është një shenjë e pashlyeshme në shpirtin tonë. Po të presim, Kapiten, për të vuash dhe gëzuar sërisht së bashku Milanin tonë.