Sot mister Fonseca është prezantuar në Casa Milan: ja çfarë tha trajneri i ri i kuqezinjve përpara mediave dhe premtimi i madh që i bëri të gjithë popullit kuqezi. Konferenca e parë, e plotë, e trajnerit të ri të Milanit, Paulo Fonseka, për lexuesit nga redaksia e milanistat.com
Të shtunën në mëngjes Paulo Fonseca mbërriti me avion në Milano së bashku me stafin e tij dhe më pas shkoi menjëherë në Milanello. Ku pati mundësinë të njihet me qendrën sportive nga ia nisi nga pasditja e sotme drejtimin e seancave stërvitore të skuadrës.
Seanca e parë e punës për sezonin 2024/2025 nisi në orën 17:00. Por mëngjesin e sotëm pati një tjetër takim të rëndësishëm: në orën 11:00 në Casa Milan u zhvillua konferenca e parë për shtyp e prezantimit të trajnerit të ri të kuqezinjve. Është interesante të lexohet deklaratat e tij mbi tema të ndryshme për të cilat u pyet nga gazetarët. Në krah të tij ishte Zlatan Ibrahimoviç. Ja dhe konferenca e parë e trajnerit të ri të Milanit, Paulo Fonseka, për lexuesit tanë nga redaksia e milanistat.com.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Fonseca në Casa Milan: të gjitha deklaratat e trajnerit të ri të kuqezinjve
HYRJA NGA IBRAHIMOVIÇ – “Mirëseerdhe Paulo. Sot më në fund është këtu për ditën e parë të aktivitetit dhe stërvitjes. Sot do të flasim për të tashmen, disa ditë më parë folëm për të ardhmen. Jemi shumë të lumtur që ka ardhur kjo ditë. Kjo është një nga lëvizjet e strategjisë sonë, të ideve tona. Kemi studiuar dhe po studiojmë për shumë gjëra që do të vijnë. Nuk e kemi me nxitim, jemi shumë të ngarkuar. Kemi shumë uri dhe dëshirë për të filluar këtë aventurë të re. Jemi të lumtur dhe të emocionuar për këtë fillim dhe aventurë të re”
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
FJALËT E PARA TË FONSEKËS – “Ju falënderoj për pritjen dhe gjithashtu edhe klubin për besimin tek unë dhe në punën time. Jam shumë i motivuar, shumë i emocionuar dhe besimplot se do të bëj një punë të madhe. E di që po vij në një klub që dëshiron të fitojë. Kam qenë në muze dhe pashë historinë e Milanit, kam një ambicie të madhe të jem pjesë e kësaj historie. Zlatan më tregoi hapësirën për trofetë e rinj dhe dua të jem pjesë e kësaj historie. Jam gati ta nis këtë rrugëtim, mezi pres të filloj punën”.
TË JESH TE MILANI – “Jam këtu me ambicie të mëdha. Kushdo që vjen te Milani e bën për të fituar. Kam parë shumë herë Baresin dhe kampionë të tjerë që kanë bërë historinë kuqezi, jam i vetëdijshëm se kam një përgjegjësi të madhe. Për mua është një krenari e madhe të jem këtu, është një klub universal dhe e di përgjegjësinë që kam në duar. Kam besim të madh se mund të fitoj dhe ta vazhdoj këtë histori”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
VLERA E MILANIT – “Besoj te lojtarët që kemi, te skuadra që kam. Na duhen edhe disa lojtarë të rinj, jo shumë. Ka role në të cilat mund të ndërhyjmë për t’i përmirësuar.”
MOURINHO ËSHTË FITUESI I FUNDIT I HUAJ – “Unë dua të jem plus njëshi. Jam ndryshe nga Mourinho, por jam krenar që kam një portugez që ka fitoi këtu në Itali. Unë dua ta bëj këtu, te Milani, kam ambicie të mëdha. Kam përgjegjësinë të jem trajner i Milanit dhe dua të fitoj”.
IDEJA E FUTBOLLIT – “Milani ka një histori futbolli sulmues, për të fituar duhet të jemi një ekip dominues. Dua të ndërtoj një ekip të guximshëm, dominues, sulmues, reagues që nuk i lë të tjerët të mendojnë. Dua të fitoj, por cilësia e lojës është e rëndësishme. Dua një ekip që i bën lojtarët krenarë. Të kesh një identitet të fortë është e rëndësishme”.
SULMUES I RI – “Na duhet një qendërsulmues dhe së bashku po mundohemi të marrim atë me karakteristikat e duhura. Nëse duam të luajmë në 30 metrat e fundit, na duhet një i fortë. E dimë çfarë duam, e njohim lojtarin që duam. Presim ta kemi këtu së shpejti”.
HAKMARRJA NË DERBI DHE HENDEKU ME INTERIN – “Premtoj se do të luftoj në çdo ndeshje për të fituar dhe me Interin nuk do të jetë ndryshe. Kemi një ekip të fortë dhe edhe Interi e ka. Duhet të luajmë me guxim, pa frikë dhe gjithmonë me ambicie për të fituar”.
RAFA LEAO – “Një lojtar i rëndësishëm për Milanin, është vendimtar. Pres një futbollist të motivuar, gati për të luajtur për ekipin. Është i ri, ka mundësi të mësojë çdo ditë”.
MERKATO – “Nxitimi është armiku i përsosmërisë. Ne e dimë se çfarë duam, me kohët e duhura do të kemi lojtarët e rinj”.
MË SHUMË EKUILIBËR – “E kam studiuar ekipin dhe nuk bëj krahasime. Për të fituar duhet të jemi një ekip më i ekuilibruar. Duhet të përmirësohemi dhe të mësojmë. Kjo varet edhe nga mënyra se si mbrohemi. Duam të ndërtojmë një ekip më agresiv, i cili të bëjë më shumë pressing dhe mbrohet më larg portës. Do të punoj për të përmirësuar fazën mbrojtëse. Mendoj se kemi mbrojtës të mirë dhe se nuk ka probleme individuale. Prioritet është sulmuesi”.
TË BIND SKEPTIKËT – “Kam dëshirë të filloj dhe të bind tifozët. Dua t’i bëj tifozët të besojnë se do të jemi një ekip ambicioz, që do të luajë për të fituar. E di përgjegjësinë që kam dhe që duhet të bind tifozët, e di që do të jenë gjithmonë me ne. Kam besim se së bashku do të jemi shumë të fortë”.
KOHË PËR TË LËNË GJURMËN E TIJ – “Në ndeshjen e parë kundër Torinos pres të shoh idetë e mia në fushë. Sigurisht është një proces që kërkon kohë. Tani të nisim përgatitjen pa lojtarë të rëndësishëm, do të vijnë më vonë. Ndoshta nuk do të jemi perfekt në ndeshjet e para, por mendoj se mund të fillojmë të shohim një ekip tjetër”.
SKUDETO – “Fjala Skudeto do të thotë: të fitosh. Kush vjen te Milani e bën për të fituar dhe unë nuk jam ndryshe. Nuk mund të ikim nga kjo e vërtetë”.
FUTBOLLISTËT E MILANIT – “Kam luajtur kundër tyre, por nuk kam marrëdhënie personale me askënd. I njoh të gjithë lojtarët e Milanit”.
FLORENZI – “Për momentin mbështetem te të gjithë lojtarët që janë pjesë e ekipit dhe ai është ndër ta”.
MBROJTËSIT KUQEZINJ – “Unë mendoj të luaj me struktura të ndryshme. Mund të luajmë me një mbrojtës të bllokuar dhe një tjetër përpara, varet nga struktura dhe strategjia që duam për çdo ndeshje. Gjëja më pozitive është se kemi zgjidhje për strukturat e ndryshme që duam”.
MORATA – “Nuk dua të flas për emra, e dimë lojtarin që duam. Humbëm Giroudin dhe nëse ndryshojmë, e bëjmë për t’u përmirësuar. Sulmuesi duhet t’i sjellë shumë skuadrës. E dimë kë duam dhe po punojmë, mendoj se do ta kemi së shpejti”.
DËMTIMET – “Nuk e di shkallën e dëmtimeve që kemi pasur, por nga dje kemi filluar të bisedojmë me personat në Milan Lab për të punuar së bashku dhe për të shmangur dëmtimet. Studimet tregojnë se dëmtimet ndodhin sepse luhen shumë ndeshje, por kam besim se nuk do të kemi probleme të mëdha”.
RIKTHIMI NË SERIE A PAS EKSPERIENCES NË ROMË – “Serie A është një kampionat shumë i veçantë, përvoja në Romë ishte shumë e rëndësishme. Janë kontekste të ndryshme, por e njoh mirë Italinë, trajnerët e tjerë, karakteristikat e Serie A dhe jam krejtësisht gati për ta nisur këtë aventurë”.
E ARDHMJA E MILANIT – “Serie A është një nga kampionatet më të vështirë në botë dhe ka karakteristikat e veta. E di që ka shqetësime për të pasur më shumë lojtarë italianë, besoj se në këtë moment jemi shembull duke krijuar Milan Futuro. Po e përgatisim shumë mirë të tashmen dhe të ardhmen e klubit. Nuk e kam problem t’i lë të rinjtë italianë të luajnë nëse kanë kurajo dhe cilësi, mendoj se këtu i kemi”.
KONTAKTET ME MILANIN DHE PRANIA E IBRËS – “Zlatan është i rëndësishëm, një referencë për të gjithë. Nuk është e rëndësishme të thuhet se kur filluam të flasim, thelbësore ishte afëria e ideve, ajo çfarë mund të jap dhe çfarë do klubi. Jemi të gjithë besimplotë për të tashmen dhe të ardhmen, sepse kemi ide të përbashkëta”.
FAZA MBROJTËSE – “Nuk ka probleme individuale, por kolektive, si të mbrohesh. Unë dua një skuadër më agresive, që bën më shumë pressing, që është më reaguese kur humb topin dhe që mbrohet më lart. Duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur për të mos pësojmë shumë gola”.
MESFUSHA – “Kam një mënyrë mbrojtjeje të ndryshme karshi asaj që është parë vitin e kaluar. Në Itali ka një tendencë për të luajtur njeriu kundër njeriut. Në disa momente mund ta bëjmë, por unë nuk jam një trajner që dua ta bëj në të gjithë fushën. Kjo do të ndryshojë qasjen e mesfushorit, është e lidhur me mënyrën e mbrojtjes”.
OBJEKTIVI CHAMPIONS LEAGUE – “Duam të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur, e dimë që është një kompeticion i vështirë. Natyrisht, duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet dhe edhe atje do të kemi ambicie për të fituar”.
YLI I PARË I ARRITUAR NGA NJË TRAJNET I HUAJ, LIEDHOLM – “Kjo gjë është një motivim për të fituar të dytin”.
GERRI CARDINALE – “Kemi folur, ishte e rëndësishme biseda që bëmë. Një nga gjërat që më pëlqeu më shumë është se më tha diçka të rëndësishme: Milani nuk dëshiron vetëm të fitojë sot, por edhe nesër. Është një projekt i qartë për të ardhmen, kjo për mua ishte e rëndësishme. Kemi kontakte”.
KALULU – “Mund të luajë qoftë si qendros ashtu dhe anësor. Jam i lumtur kënaqur që i kam pothuajse të gjithë mbrojtësit që nga fillimi, sepse unë nisem gjithmonë me fazën mbrojtëse. Mungon vetëm Theo. E rëndësishme është të kesh Kalulu që mund të luajë në disa role. Nuk është një lojtar shumë sulmues, por varet nga struktura me të cilën luajmë. Më pëlqen të mund ta përdor në disa role”.
RRITJA E VLERËS SË LOJTARËVE – “Për mua është e rëndësishme të shoh që futbollistët rriten duke punuar me mua. Nëse i përmirësojmë, ekipi përmirësohet. Dua t’i bëj të përparojnë të gjithë”.
JETA NË MILANELLO, PËR TANI – “Është momenti që ne stafi të punojmë shumë, nuk kemi aq shumë. Nuk e kam familjen time këtu. Normalisht punoj shumë orë, është më e lehtë për mua të qëndroj aty. Me stafin kemi mundësi të qëndrojmë më shumë orë për të punuar, tani për mua është më praktike të jetoj atje”.
E KALUARA NË ROME DHE MESAZH PËR TIFIZËT E MILANIT – “Milani dhe Roma janë skuadra të ndryshme. Nuk dua të flas shumë për të kaluarën, por Roma nuk është një shesh i lehtë. Kam qenë shumë i lumtur atje, e kam në zemër, por tani është e kaluara. Tifozëve të Milanit u them se gjithmonë dua të kem respekt për ta, se dua të ndërtoj një ekip me të cilin të jemi krenarë”.
LLOJI I QENDËRSULMUESIT – “Varet nga lojtarët që kemi, nga struktura me të cilën duam të luajmë. Te Lille kam luajtur edhe pa qendërsulmues. E dimë që në 30 metrat e fundit duam të luajmë, sulmuesi që duam duhet të dijë të luajë pa hapësirë”.
Deklaratat e Ibrahimoviçit
MERKATO – “Po studiojmë, po flasim dhe nuk po ngutemi. Asgjë nuk është mbyllur. Blerjet tona do të mbërrijnë, ju garantoj. Zirkzee? Është e kaluar. Kemi në mendje një sulmues, nuk e them emrin. Dikë do të sjellim. Për të sjellë lojtarë duhet edhe të krijohet hapësirë. Nuk duam një organikë prej 30 lojtarësh, por 23. Të rinjtë do të vijnë, por duhet krijuar hapësirë, nuk duam që të jenë shumë që nuk janë funksionalë. Duhet menduar edhe se kush ikën dhe jo vetëm kush vjen. Dhe kushdo vjen duhet ta përmirësojë ekipin, jo thjesht për të ardhur. Jemi duke studiuar për ta përmirësuar organikën në të gjitha fazat”.
THEO – “Është një lojtar i Milanit, e dimë që është i lumtur këtu dhe familja e tij është e lumtur në Milano. Me trajnerin e ri ai do të ketë më shumë mundësi për të luajtur ashtu siç i pëlqen atij. Loja do të ndërtohet edhe për të. Nuk jam i shqetësuar”.
BALLO-TOURE DHE ORIGI – “Origi dhe Ballo-Touré janë grumbulluar por do të jenë në Milan Futuro sepse nuk bëjnë pjesë në projektin e ekipit të parë”.
DËMTIMET – “Dëmtimet nuk kanë të bëjë vetëm me trajnerin, por kemi ndryshuar diçka nga ana mjekësore si klub. Nuk ishim të kënaqur, kanë ndodhur gjëra edhe në fushën mjekësore dhe mendojmë se kemi gjetur rrugën e duhur”.
ZIRKZEE – “I zhgënjyer, kurrë. Realiteti dhe zërat janë dy gjëra të ndryshme. Agjenti zgjidh apo krijon probleme por në këtë rast nuk është as njëra e as tjetra. Për atë që duam kemi një ide dhe shpresojmë të vijë sa më shpejt që të jetë e mundur”.
TË KESH 3 SULMUES – “Duhen gjetur zgjidhje për ata që nuk do të kenë hapësirë. Mister X, ajo që duam është e sigurt. Jovic është i yni. Më pas do të varet nga situatat dhe nga ajo çfarë do Fonseca. Megjithatë, ka mundësi që të kemi tre sulmues”.
TIFOZËT KRITIKË – “E kuptoj që tifozët kanë pasione dhe ambicie. Kjo është vetëm një nga lëvizjet dhe strategjitë tona. Tifozët tanë duan të fitojnë. Sot nuk u paraqitën Ultrasit dhe e kuptoj sepse mungojnë shumë lojtarë, por është gjithçka dashuri. Ne e bëjmë këtë për të kënaqur tifozët. Kush luan te Milani, kush stërvit, kush punon tek Milani duhet të kenë ambicie për të fituar. Nuk ka garanci por jemi në të njëjtën barkë të gjithë bashkë. Kemi objektiva. Mrekullitë nuk ndodhin, Zoti e krijoi botën në shtatë ditë jo në një, dhe tani është e para”a