Milani vazhdon të jetë gjithmonë i përqëndruar në merkato dhe pasi ka prezantuar zyrtarisht blerjet e reja që i korrespondojnë emrave të Strahinja Pavlovic dhe Alvaro Morato, është gati të bëjnë edhe disa blerje të reja, veçanërisht në mesfushë dhe edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes, si dhe një sulmues.
Megjithatë, nuk duhet nënvlerësuar aspak as merkato e largimeve brenda klubit kuqezi sepse duhen largime për të financuar goditjet e ardhshme dhe edhe sepse duhet shfryrë organika nga të gjithë ata lojtarë që nuk konsiderohen më pjesë përbërëse e projektit të ri të Paulo Fonsekës. Janë, në fakt, disa elementë të skuadrës së Djallit që mund të largohen deri në fund të kësaj sesioni të merkatos verore. Mirëpo, ndoshta Fonseca ka ndërmend ta bllokojë lamtumirën e njërit prej tyre.
Milan, fati ndryshon: Fonseca e mban në skuadër
Mbetet gjithnjë e më pak kohë deri në fillimin e kampionatit të ri të Serie A me Milanin që në ndeshjen e parë pret në San Siro, Torinon e Paolo Vanolit. Ndeshja kundër granatëve është planifikuar për të shtunën e 17 gushtit më 20:45 dhe synimet e Djallit janë padyshim që ta nisë me këmbën të mbarë kampionatin e ri para tifozëve të tij. Njëri prej ishëve të ndeshjes do të jetë Tommaso Pobega, i cili për Torinon ka luajtur në formë huazimi në sezonin 2021/22, kur aso kohe drejtohej prej Ivan Juric.
Për të është folur shpesh rreth një lamtumire të mundshme me Milanin gjatë këtij sesioni të merkatos verore por duket se së fundmi Fonseca ka ndryshuar mendim për të. Kështu çra, Pobega mund të qëndrojë me kuqezinjtë të paktën deri në janar dhe të përpiqet të luajë kartat e tij duke u përpjekur të fitojë hapësirë në hierarki dhe ndoshta edhe një vend në fushë.
Mesfushori klas 1999 nuk ka shkëlqyer kurrë plotësisht gjatë dy viteve të fundit te Milani nën drejtimin e Stefano Pioli. Megjithatë, edhe për shkak të vështirësive që drejtuesit kanë në gjetjen e përforcimeve të reja në mesfushë, fati i Pobega mund të ndryshojë dhe ai të mund të qëndrojë ende për të bërë për vete botën milaniste.