Në grumbullimin e Francës në Paderborn, në një konferencë për shtyp ka folur edhe mbrojtësi anësor i Milanit, Theo Hernandez. Mbrojtësi kuqezi ka folur edhe për të ardhmen e tij me kuqezinjtë dhe jo vetëm. Ja çfarë ka deklaruar francezi i rosonerëve:
“Jam i përqëndruar te Evropiani. Nëse do të qëndroj te Milani apo jo, do ta shohim më vonë. Të rikthehem te Real Madridi? Për momentin nuk po e mendoj ende“.
“Po punojmë në disa drejtime. Më pëlqen të sulmoj, më pëlqen faza sulmuese. Me trajnerin kemi provuar situata të ndryshme. Kam bërë përparim për nga pikëpamja mbrojtëse. Kur mbërrita te Milani, nuk isha shumë i mirë në mbrojtje. Tani shkon më mirë, por unë preferoj të sulmoj“.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Për dëmtimin e të vëllait: “Është e trishtë, flas me të çdo ditë. Por po përmirësohet. Do të luajmë edhe për të”. Për rivalitetin me lojtarin interistin, Dumfries: “Do të qëndroj i qetë. Ajo që ndodhi ka ndodhur, ka kaluar. Nëse e takoj, do ta përshëndes pa problem“.