Një Milan i shëmtuar ai që pamë në ndeshjen kundër Feyenoord-it, në ndeshjen e parë të playoff-it të Champions League. Javën e ardhshme në San Siro do të nevojitet një paraqitje krejt ndryshe për të përmbysur rezultatin e 1-0 dhe për të siguruar kualifikimin.
Qasja ndaj ndeshjes ishte e gabuar nga ana e skuadrës dhe kjo sigurisht nuk është që hera e parë që ndodh. Fatkeqësisht, shumë herë kemi parë në paraqitje të dobëta të kuqezinjve për sa i përket qëndrimit, me lojtarët që duket se kanë pak oreks për të fituar në fushë. Absurde.
Sergio Conceicao shfaqet gjithmonë mosbesues kur gjendet duke komentuar këtë temë, nuk mund ta kuptojë faktin që futbollistë të cilët veshin fanellën e Milanit mund të qëndrojnë në fushë me mentalitet të gabuar. Mosbesues janë edhe tifozët, të cilët pavarësisht ndryshimit të trajnerit vazhdojnë ta shohin të ndodhë gjithë këtë. Fitorja në Superkupën e Italisë pati krijuar iluzionin e një kthese të mundshme karakteriale, Conceicao dukej se kishte sjellë një energji të re: fatkeqësisht problemi mbetet pavarësisht përpjekjeve të trajnerit portugez.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Fjalët e Leaos dhe përgjigja e Seedorf
I pyetur nga Prime Video pas ndeshjes, Rafael Leao tha se: “Nuk patëm të njëjtin agresivitet dhe të njejtën grintë që treguan ata në pjesën e parë. Në pjesën e dytë më mirë, por nuk ishim në nivelin e kësaj ndeshjeje. Unë pata një rast që mund të kishte ndryshuar ndeshjen, por nuk munda ta përfundoja aksionin. Duhet të shohim se çfarë nuk bëmë mirë dhe të mësojmë prej saj për të fituar në shtëpi në ndeshjen e ardhshme. Nuk ka justifikime, duhej të tregonim të njëjtin agresivitet si kundërshtarët tanë dhe t’i fitonim të gjitha duelet. Nuk patëm sukses. Në ndeshjen e kthimit duhet të mbajmë qëndrimin që kërkon një ndeshje kaq e rëndësishme Champions League. Nuk e mbajtën, nëse e mbajmë, me cilësitë tona me siguri do ta fitojmë ndeshjen”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Leao nuk gabon në analizën e tij, madje edhe Tijjani Reijnders dhe Strahinja Pavlovic në pas ndeshje theksuan se nuk ka patur agresivitet të mjaftueshëm në fushë. Problemi është se fjalët shërbejnë pak, duhet që të gjithë të japin gjithçka. Pas muajsh të tërë vazhdohet të flitet për të njëjtën temë.
Në diskutim ka ndërhyrë edhe Clarence Seedorf, i cili, duke folur gjithnjë për Prime Video, shprehu pikërisht këtë koncept: “Fjalët janë pak të dobishme. Të flasësh për lidership dhe të bësh gjërat bashkë është një gjë, por duhet t’i bësh. Ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë, këta lojtarë e kanë treguar se janë të aftë për ta bërë. Performanca nuk ishte aq e keqe, por diçka mungonte që Feyenoord e kishte”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Seedorf ka të drejtë, fjalët janë të kota, duhen fakte. Është folur shumë për disa gjëra dhe vetë lojtarët e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë në fushë. Nëse dikush nuk ka dëshirë të japë 100%, t’i thotë Conceicao-s. Veçanërisht kush duhet të jetë lider, të paktën teknikisht (pas gjashtë vitesh te Milan është kuptuar se Theo Hernandez dhe Rafael Leao nuk mund të jenë liderë të asnjë lloji), duhet të bëjë diferencën.
Muajt e ardhshëm do të jenë të rëndësishëm, edhe për të bërë zgjedhje të sakta për sezonin e ardhshëm. Kush nuk do që të japë gjithçka për fanellën kuqezi duhet të ikë. E kotë të thuhet nëpër intervista që duan të qëndrojnë te Milani, se janë të lumtur te Milani, se e duan Milanin dhe bëjnë ndoshta edhe postime të bukura nëpër rrjetet sociale duke treguar se kanë kushedi se çfarë lloj energjie përpara ndeshjeve. Janë fjalë, vetëm fjalë, të kota nëse nuk shoqërohen me fakte.