3 pikët kundër Monzas janë të një rëndësie shumë të madhe për të mbetur në grupin e atyre që shpresojnë të sigurojnë një vend për në Champions League të ardhshme. Por është edhe një sukses që, përveç tri pikëshit, nuk të emocionon, madje aspak: sidomos në pjesën e parë nuk pati as ndonjë farë loje nga kuqezinjtë, përkundrazi. Ideja qëndron në faktin se kjo skuadër ende po has nëpër vështirësi të shumta(?) dhe që ka shumë probleme të pazgjidhura. Midis tyre është faza mbrojtëse (dje patëm Shën Maignanin midis shtyllave), si edhe faza sulmuese. Në këtë drejtim Morata vlerësohet maksimalisht për përkushtimin dhe zemrën që vë në fushë, por mungojnë tmerrësisht golat e tij. Vetëm 2 në kampionat, mesatarja një në çdo 4 ndeshje duke numëruar minutat. Llogaritë për një sulmues janë thelbësore.
Kapitulli Leao. Menaxhimi i Fonsecës po bëhet disi i diskutueshëm (për të mos thënë i bezdisshëm). Jemi në rregull, ia vlen të zëvendësohet ndonjëherë, është mirë madje që ndonjëherë edhe të ulet në stol nga fillimi, por nëse vazhdon kështu rrezikon të humbasësh një nga lojtarët më të fortë të ekipit, për të mos thënë më të mirin. Është e qartë se klubi është dakord me trajnerin, ndryshe do të kishte ndërhyrë tashmë. Dëmi, përveçse sportiv, rrezikon të jetë edhe financiar: çmimi i aksioneve të numrit 10 po bie pikiatë dhe agjenti i tij tashmë po shikon për t’i ndryshuar skuadër që në janar, kur dëmi rrezikon të jetë i pariparueshëm. Lojtari vërtetë ka shumë përgjegjësi, por trajtimi që po i bëhet nga Fonseca nuk po funksionon, madje ka dështuar. Pra, dy rrugë: ose ta pranojmë ashtu siç është, ose vazhdo me vetëdëmtimin.
Leao, që ishte vendimtar për fitimin e kampionatit, që nuk vrapon, që nuk sakrifikohet, që nuk kthehet pas për të mbrojtur: e megjithatë ai ishte një lojtar i jashtëzakonshëm atë vit. Të ardhur në këtë pikë, në vend që t’i kërkoni gjëra që nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë në rangun e tij, a nuk do të ishte më mirë të përpiqeshit të përmirësoni cilësitë e tij? Unë besoj se po. Pastaj, eventualisht për ta ‘prerë’ do të ketë momente të përshtatshme: Nëntori nuk mund të jetë kurrë dhe asnjëherë koha e mbylljes së llogarive.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Shënimi i fundit. Të çmueshme negociatat me agjentin e Reijnders për t’i zgjatur kontratën nga 2028 në 2030. Mirë.
Por a nuk duhet bërë kjo edhe më shumë për një lojtar që pas pak më shumë se një viti mund të nënshkruajë falas për një ekip tjetër, që është një farë Theo Hernandez? Po, sigurisht, por këtu gjithçka hesht. E pabesueshme.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>