Kundër Empolit, më në fund ia mbarriti një fitore bindëse, pa rreziqe dhe pa frikë (me përjashtim të traversës së Maleh). Gjë që në kampionat nuk ndodhte prej një jete. 3 pikët janë të një rëndësie thelbësore në përpjekjen për të rikuperuar terren në garën për një vend në Champions League e ardhshme: do të jetë, sidoqoftë, një mision i gjatë dhe, tashmë, shumë shumë i vështirë. E kërkuam vetë!
Vlen të theksohet theksohet clean sheet i dytë rrësht (i gjashti në kampionat): nuk është rastësi, me një mesfushor plus skuadra e Fonsecës është padyshim më e ekuilibruar. Mëkat që kemi hedhur tej muaj të tërë duke iu përmbajtur me kokëfortësi modulit (aspak të frytshëm) ultra-sulmues me katër sulmuesit. Shpresojmë që trajneri të vazhdojë në këtë rrugë, po, sepse edhe rrezikshmëria e skuadrës nuk ulet, siç e dëshmojnë edhe golat e shënuar.
E duke qëndruar në temë, goli i Moratës mungonte që nga fundi i shtatorit, për plot dy muaj të mirë. Heqja e disa detyrave mbrojtëse nga spanjolli i mundësoi të ishte më i pranishëm në zonë: ok, në rregull edhe sakrifica, por në fund duhebërë llogaritë dhe sidomos për një qendërsulmues llogaritë janë golat e shënuar.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Lavde, e përsëri lavde për Fofana: lojtar vërtet i nivelit të lartë, që i nevojitej si buka këtij ekipi. Paraqitjet e tij po rriten gjithnjë e më shumë me kalimin e javëve dhe jo vetëm në fazën e moszotërimit: ai po vlerësohet edhe për asistet e tij.
Aty, në mes, Reijnders sjell shumë kualitet, që këtë vit synon dy shifra me gola: me dygolshin e të djelës ka arritur tashmë në shifrën 6 sezonale. Holandezi sot është një mesfushor i jashtëzakonshëm: i paguar rreth njëzet milionë, ky po që është vërtet një operacion i jashtëzakonshëm.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Shpresa është që në repart të mbërrijë edhe një ndihmëz e vockël nga merkato e riparimeve të janarit: Fofana dhe Reijnders nuk mund të luajnë gjithmonë e papushim. Në këtë drejtim, rikthimi i Bennacer në nivele të rëndësishme është një pikëpyetje e madhe. Dhe me një lojtar si Ricci (por një operacion jo e realizueshëm në janar) do të kompletohej një mesfushë shumë e fortë.
Vini re, vini re, dje u vërejt edhe një Emerson Royal shumë i mirë: performanca më e mirë e brazilianit që kur ka ardhur te Milan, por një dallëndyshe nuk vjen pranvera.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Tani vjen rradha e Kupës së Italisë kundër Sassuolos dhe më pas super sfida, shumë e bezdisshme me Atalantën: një tjetër ndeshje që me këtë renditje nuk mund të gabohet, absolutisht.