Në Wembley Stadium të Londrës, në orën 21:00, do të luhet finalja e madhe e Champions League ndërmjet Real Madridit të Carlo Ancelottit dhe Borussia Dortmundit. Një ndeshje që do të ketë padyshim vëmendjen e të gjithë tifozëve të futbollit, përfshirë edhe tifozët e Milanit. Kuqezinjtë, jo vetëm që do të bëjnë tifo për teknikun e blankosve, i cili i ka bërë të ëndërrojnë prej vitesh, por do të shikojnë me interes të madhe edhe lojën e Mats Hummels.
Po, sepse emri i mbrojtësit gjerman vazhdon të jetë pranë Djallin dhe kjo ndodh sa herë që është prag sezoni merkatoje. Madje, orët e fundit, për transferimin e mundshëm te Milani të lojtarit ekspert, protagonist i një viti shumë të mirë me fanellën e verdhë të Borussias, kanë mbërritur konfirmime. Është pikërisht Sky Sport Gjermania që kësaj here rilançoi lajmin, i cili u raportua pak ditë më parë u zbulua nga e përditshmja prestigjoze gjermane Bild. Kjo e sotmja në mbrëmje, pra, mund të jetë ndeshja e fundit me gjermanët për futbollistin ekspert. Milani është një destinacion që i pëlqen Hummels, por ekziston edhe një pistë tjetër, më e ftohtë, ajo që do ta çonte te Juventus, për të cilin është folur edhe më parë.
Milani, një mbrojtës i ri: vazhdon të rezistojë ideja Buongiorno
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Ardhja e klasit 1988 sigurisht që do të shihej si një goditje e shkëlqyer. Pavarësisht 35 vjetëve të mbushur 16 dhjetorin e kaluar, Hummels ka treguar, në fakt, se është i qëndrueshëm dhe i besueshëm. Sonte do të bëhet 40 paraqitje sezonale, me gati 3 mijë minuta nën këmbët e tij. Lojtari gjerman ka atë karizëm, personalitet dhe përvojë që i duhen aq shumë Milanit, pas largimit të gjigantëve Olivier Giroud dhe Simon Kjaer.
Por nuk është për t’u përjashtuar që në mbrojtje të bëhen dy goditje. Milani, në fakt, është në garë edhe për blerjen e Alessandro Buongiorno. Qendërmbrojtësi i Torinos pëlqehet prej kohësh, por çmimi i tij është i lartë. Duhen rreth dyzet milionë për t’ia rrëmbyer granatëve dhe konkurrenca ngjan vërtet e ashpër. Në garën për lojtarin, që mund të luajë një rol prej protagonisti me kombëtaren e Luciano Spallettit në Evropian që po përgatitet të nisë në Gjermani, është futur fuqishëm edhe Napoli që do të jetë i Antonio Contes. Megjithatë, vëmendje i duhet kushtuar edhe Interit, por edhe klubeve angleze. Urbano Cairo, në fakt, shpreson të arrijë ta shesë lojtarin jashtë vendit. Nëse goditja Buongiorno nuk shkon mirë, atëherë Milani do të duhet të bëjë kujdes ndaj pistave franceze që çojnë tek Lacroix dhe Brassier.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>