MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Fillimisht Papa i ri, pastaj DS kuqezi… Conceiçao si Fonseca: një njeri i vetëm në komandë. Çfarë do ta ndryshonte Kupën e Italisë
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Fillimisht Papa i ri, pastaj DS kuqezi… Conceiçao si Fonseca: një njeri i vetëm në komandë. Çfarë do ta ndryshonte Kupën e Italisë

By
Milanistat
02.05.2025
4 Min Read
Share
SHARE

Disa kardinalë, e ca gjëra të vogla, në paradat e tyre të përditshme midis kamerave dhe mikrofonave. Asgjë treguese, fjali të dyzuara, buzëqeshje të dyshimta: sidoqoftë, më mirë se heshtja. Konklava do të na japë Papën e ri para emërimit të Drejtorit të ri Sportiv të Milanit, madje ka që thonë dhe shkruajnë se ekziston edhe mundësia e vazhdimit kështu siç jemi, domethënë, pa atë figurë kaq të rëndësishme, si në të gjitha klubet në botë, përveç atij të Milanit. Në fakt, pritej që të përqendroheshin mbi dikë, mbi një profesionist, me vendosmëri dhe shpejtësi. Por po ndodh krejt ndryshe. Përkundër kësaj, përzgjedhja e aktorëve është e ngadaltë, e ndërlikuar dhe misterioze. Sinqerisht, nuk e kuptojmë arsyen, por kështu është.

Në heshtjen absolute që mbretëron gjithmonë në katet e larta të Casa Milan, lihen hapur të gjitha dyert edhe për trajnerin e ri, por në këtë rast gabimi është një tjetër: duke gënjyer, duke bllofuar, Conceiçao duhej të ishte konfirmuar me fjalë publike. Ai duhej të ishte vënë në pozicion për të punuar më qetësisht gjatë këtyre javëve të fundit, duke e ditur se fati i tij është tashmë i vulosur dhe, nëse ka ndonjë gjë, ai e vulos vetë, duke ikur duke përplasur derën në momentin e duhur.

Ai dhe Fonseca kanë shijuar një vetmi totale mediatike, të ekspozuar karshi limiteve të tyre dhe kritikave të pafundta, të gozhduar në rezultate skadente, në një lojë të rrallë mes lotësh. Pa ombrellë, pa rrufepritëse, pa mbrojtje. I pari u shqelmua pas ekspozimit të tij në një konferencë shtypi surreale, ndër të tjera pas përjashtimit nga fusha. Conceiçao, nga ana e tij, nuk mund të priste që mbi të ardhmen e tij, të mbivendoseshin një mori thashethemesh të pakuptimta duke pasur parasysh performancën e skuadrës dhe heshtjen e lartpërmendur koorporative, e cila nuk e eliminon faktin se ai meritonte një mbrojtje strategjike në lartësinë e detyrës që kishte teksa ishte ende në garë për një titull tjetër.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Coppa Italia, po. Shumë, shumë tifozë pyesin veten, duke iu përgjigjur paraprakisht pyetjes më pak emocionuese, më pak të dobishme dhe sugjestive që mund të bëhet në këtë kohë: çfarë do të ndryshonte duke e fituar atë? Humori, para së gjithash. Dhe vera, sepse do të ngrinte një mur kundrejt talljes së tifozëve kundërshtarë. Dollapi i trofeve, që do të zbukurohej me një tjetër trofe. Asgjë nuk do të ndryshonte në vlerësimin e drejtuesve sportivë, as të drejtuesve koorporativë të 2 sezoneve të fundit: gabimet, heshtja, vlerësimet, gabimet e përsëritura, do të mbeteshin. Si, për fat të keq, imagjinoj, mungesën e përulësisë në mënyrën e të ndxjerrurit mësim prej kësaj situate: sidoqoftë, do të ishte e vetmja rrugëdalje për një të ardhme më pak të errët, më pak të turbullt, sepse as Coppa Italia nuk mund ta lustrojë errësirën e shumë aspekteve të errëta.

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
TAGGED:AC Milancasa MilanCoppa ItaliaDS kuqezi... ConceiçaoFonsecaHumoriKonklavaPapa i ri
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Editorial

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Milanistat
Milanistat
07.08.2025
Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?