Fillimisht fantazi, tani realitet: 7 arsye pse ky Milan është për scudetto

Fitorja kundër Napolit ka hapur më shumë perspektiva dhe nxitur ambicie të reja: ja si ekipi i Allegrit është ringjitur midis favoritëve

Milanistat
11 Min Read

Milanistët mbrëmë bënë ëndrra tringjyrëshe. Të kuqe, jeshile dhe të bardhë në mes. Hipoteza e Scudettos tashmë ka kaluar nga fantazia në realitet të fortë brenda një muaji, me buzëqeshjen dinake të Massimiliano Allegrit që garanton për të gjithë.

Ky njeri ka një talent për punën e tij shumë më të lartë se mesatarja dhe kjo ka qenë e qartë prej një dekade. Shumë më e paqartë ishte në do të mund t’i vinte të gjithë në vendin që i takon brenda një vere, duke krijuar një Milan të ri, krejt të ndryshëm nga më i fundmi.

Atëherë pra, kemi një Milan për scudetto? Përgjigja është po: të shkojë si të shkojë, por të gjithë sot do ta vendosnin Milanin midis 2-3 favoritëve. Tani të përpiqemi të racionalizojmë dhe të kuptojmë se pse.

1) Qëndrueshmëria

Milani ka pësuar tre gola në pesë ndeshje, dhe ka shifra expected goals të pësuar (3.2) sugjeron se nuk është rastësi. Përkundrazi, Allegri kundër Napolit mbrojti për gati 40 minuta me dhjetë lojtarë kundër njëmbëdhjetëve, gjë që në futbollin e sotëm është shumë më e komplikuar se në të kaluarën.

Pyetja që sillet vërdallë prej javësh është: si është e mundur që Milani jofunksional i dy viteve të fundit, i shpërqendruar si një student në orën e tij të pestë, është bërë një mjeshtër i aplikimit?

Allegri mbi këtë punon mirë, zero dyshime: është prej vitesh leksioni i tij i parë. Milani i tij është një organizëm kompakt, që mbron 4-4-2 ose 5-3-2 dhe lë hapësirë vetëm në krahë. Një krosim mund të lejohet, një top i përpunuar jo.

Pulisic dhe Gimenez punojnë edhe pa top, Modric në linjat e pasimit është një bezdi për të gjithë, Pavlovic dhe Tomori në versionin “krahët e mbrojtjes me tre” kanë shumë më tepër kuptim se si qendërmbrojtës puro.

Pastaj, kundër Napolit, u rikthye një Maignan nostalgjik, le të vintage 2022, kur ishte vendimtar me pritjet e tij në finale.

2) Hapësirat për rritje

Milani është për Scudetto, edhe sepse është vetëm në nivelin e dytë të zhvillimit. Allegri hedh sytë qark dhe sheh mundësinë e zgjerimit të kufijve të mbretërisë së tij.

Pse? Po çfarë do të ndodhë kur Rafa Leao të rikthehet ai i vërteti? Dhe kur Nkunku të jetë në 100%? Apo akoma, pa pasur nevojë të përqendrohet domosdoshmërisht në sulm.

Çfarë do të ndodhë kur Modric të mund të ketë në krah futbollin vertikal të Jasharit? Dhe, sa vështirë do të jetë për Milanin të shënojë gola nga shkurti, kur merkato e riparimeve të janarit me shumë mundësi të ketë sjellë përforcimet logjike, si një qendërmbrojtës dhe një mbrojtës anësor? Shkurt, pra, ka shumë hapësirë për rritje, shumë.

Nëse do të ketë, mund vetëm të shtrohen të tjera pyetje. A do të punojë Leao si Gimenez? Jashari do të gjejë hapësirë? Do të kompromentohet ndonjë ekuilibër? Situata, në çdo rast, duket krejtësisht e menaxhueshme nga një si trajneri livornez.

3) Modric

‘Djaloshi’ Luka Modric, në Erasmus nga Universiteti i Madridit, është aktualisht i pari në Serie A për pasime të kompletuara, pasime në gjysmëfushën e kundërshtarit, në pasime që superojnë linjën e mbrojtjes, në rikuperime dhe prishje të lojës kundërshtare. Sulm dhe mbrojtje.

Pritej që të vinte për të dhënë leksione futbolli nga katedra e tij, ndoshta për 60 minuta me një ritëm të ngadaltë, por në ndeshjen e parë të madhe sezonale, u zbulua një ‘djalosh’ që ekzaltohet duke luftuar.

Ai vrapuar tutje-tëhu fushën sa për dy, ka ndërhyrë me vendosmëri, ka fituar duelet e reagimit dhe ndjerrë jasht krosin e fundit të ndeshjes së Napolit. Britma e tij në të 90’, me pamje të shpërfytyruar, aq larg nga eleganca e paprekshme e futbollit të tij, ishte gjatë gjithë mëngjesit foto-ikona e medieve sociale milaniste.

Allegri, i cili qartësisht e adhuron, ka thënë për të frazat më interesante të fundjavës: “Në botë, lojtarë si ai numërohen në gishtat e njërës dorë. Është jashtëzakonisht inteligjent. Topat e nuhatur, krahasuar me përballjet, të hapin në kundërsulm dhe ai është shumë i mirë në këtë”.

4) Leadership dhe eksperiencë

Disku prej dy vjetësh këndonte të njejtën këngë: “Milanit i duhen dy liderë, dy lojtarë që të ndihmojnë në menaxhimin e situatave brenda dhe jashtë fushe”. Pas dështimit për t’i bërë Theon dhe Leaon liderë të ekipit, dhe pasi u kuptua se Maignan është një shembull, por më shumë për vetveten, se për të tjerët, po kërkohej të gjendeshin alternativa nga merkato.

Modric dhe Rabiot nuk janë Leonidas të Termopileve; nuk bërtasin teksa qëndrojnë në këmbë në dhomën e zhveshjes, por kjo shpesh është e panevojshme. 14-a dhe 12-a udhëheqin me shembull dhe skuadra përfiton shumë, sepse e dinë që ata të dy, së bashku, kanë fituar 56 trofe.

Më në përgjithësi, Allegri duket shumë rehat me këtë grup, jo shumë ekspert, por sidoqoftë i testuar në nivel ndërkombëtar (Fofana, Pulisic, Estupinan), që e kupton shpejt atë që një trajner ka për të thënë. Ndonjëherë, madje edhe atë që një trajner mendon.

5) Zgjidhje sulmuese

Milanistët, për disa javë, patën frikë se, në planin afatmesëm, ndoshta ishin të destinuar të bëheshin një ekip mbrojtës, i rrezikshëm vetëm me improvizimet Leaos dhe zgjidhjet prej goditjeve. Por e verteta është se ka shumë më shumë.

Kundër Contes, Allegri fitoi duke shfrytëzuar dy kombinime në të majtë, ku Pavlovic dhe Estupinan nuk u konsideruan saktësisht si kërcënime publike. Në Kupën e Italisë, kundër Lecces, ishte i rrezikshëm me një prerje nga brenda e Saelemaekers, një zbritje prej një mbrojtës anësor (Bartesaghi), një krosim nga e djathta (sërish Saelemaekers), një ndërhyrje nga mesfusha prej Loftus-Cheek, një korrneri, një lëvizje atipike nga Fofana.

Perceptohet një lloj larmie dhe një statistikë e habitshme: Milan gjuan nga mesatarisht15 metra, më e ulëta në të gjithë Serie A. Juventusi, kundërshtari i tyre i radhës, është mbi mesin e klasifikimit, me 18 metra. Ka diferencë.

Ndërkohë, thika zvicerane e sulmit ka zgjidhje të ndryshme. Mund të luajë me sulmues më linearë si Pulisic dhe Gimenez, një kreativ si Leao, një puntë në të gjithë fushën si Nkunku, apo një atipik si Loftus-Cheek.

Dhe herët a vonë, gjatë sezonit, do të vërehet versioni 2+1: dy mesfushorë sulmues dhe një qendërsulmues. Për një trajner kundërshtar, kjo po fillon të bëhet komplekse gjëja.

6) Java e pushimit

Allegri thotë se preferon të stërvitë dy ndeshje në javë në vend të një dhe kush e njeh e konfirmon: ai tenton të mërzitet gjatë pasditeve të gjata në qendrën stërvitore, teksa ekzaltohet në përgatitjen e një ndeshjeje të madhe.

Megjithatë, deri më tani, angazhimi i vetëm javor e ka ndihmuar të kalibrojë energjitë, të limitojë dëmtimet (shumë e rëndësishme) dhe të arrijë i përgatitur në ndeshje. Jo rastësisht, përveç çështjes kurioze Cremonese, Milani gjithmonë e ka filluar mirë pjesën e parë, duke dhënë përshtypjen se i ka ide të qarta dhe një dëshirë të fortë për t’i zbatuar ato.

Lajm i mirë për Allegrin, në garën për Scudetto, është se avantazhi i tij është i destinuar të rritet: rezervat e energjisë, në dimër, do jenë edhe më të rëndësishme.

7) Dëshira për të luftuar

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, shpirti. Milanit të dy viteve të fundit i ka munguar shpirti konkurrues.

Vëzhguesi sipërfaqësor shikon cooling break të Lazio-Milan, një demonstrim i qartë i mungesës së aftësisë, por tifozi i vërtetë i Milanit mendon për shumë gjysmë-vrapime të humbura, për vrapimet e ngadalta të Theos e të tjera, për korrnet në të cilat një milanist i shpërqendruar shkatërronte ndeshjen dhe javën. Tani nuk ndodh më.

Milani mund të mos jetë perfekt, por është i përulur, ka vullnetin për të luftuar, mbërrin më shpesh i pari se i dyti tek topi pa pronar. Në kohërat e bukura të vjetra, ishte Gattuso që e personifikonte këtë koncept; tani, një figurë ashtu nuk ekziston më, por të gjithë, në mënyrën e tyre, bëhen të dobishëm nëpërmjet ndërhyrjeje, një sulmi, në përplasjeje apo një vrapimi të bërë mirë.

Milani të dielën fitoi 55% të përballjeve, ndërsa Napoli mbeti në 38%. Milani shkatërroi 9 aksione kundër 3 dhe bëri 7 faulla kundër 5, një statistikë që Allegri e mban gjithmonë nën vëzhgim. San Siro, që u rikthye të këndojë, e çmon këtë dhe bën llogaritë.

Ekspertët garantojnë se më 2026, misione të reja hapësinore do të popullojnë qiellin: edhe një yll mund të bëhet më pak i paarritshëm.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente