Një sulm i drejtpërdrejtë dhe pa filtra. Paolo Di Canio, sot opinionist i Sky Sport, nuk i ka kursyer kritikat ndaj lojtarëve të Milanit gjatë episodit të Sky Calcio Club. Ish-futbollisti e ka drejtuar gishtin kunder asaj që ai e përkufizon si mungesë profesionalizmi dhe respekti për etikën e punës:
Nuk ka një ndalesë për të dalë? Oh, po flet për Milanin, jo për Gigiottinon. Një ekip me histori, nder dhe respekt. Jemi mësuar me dekadencën. Kështu bëjnë të gjithë, janë moderne. Por, nuk është kështu, nuk ndryshon vlerësimin për etikën e punës”.
Di Canio ka shprehur zhgënjimin e tij duke i krahasuar kuqezinjtë me skuadra të tjera, rivale direkte në krye të klasifikimit në kampionat:
Ata të Milanit dalin. Ata të Interit me siguri jo, sepse janë bërë seriozë. Shikoni nëse ata të Napolit dalin më tani. Te Interi nuk i dëgjon këto histori, dhe as te Napoli tani jo më. Gjërat ndryshojnë, të rinjtë. Mjaft me këto budallallëqe. Shikoni nëse në Napolin e tanishëm dalin të premten mbrëma deri në orën 2 të mëngjesit. Unë kam një etikë time të punës”.
Kritikat i kanë rrënjët në disa episode të ndodhura ditët e fundit. I pari dje: sherri, menjëherë pas ndeshjes Milan-Parma, mes kapitenit Davide Calabria dhe Sergio Conceiçao. Episodi kryesor, megjithatë, është një tjetër: prania e vetë Calabrias, bashkë me Theo Hernandez, Loftus-Cheek dhe Camardën në koncertin e reperit Lazza, të mbajtur të premten mbrëma në Forumin Assago. Sipas Di Canio, në casa Milan ka një problem serioz disiplinor:
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Si mund të pranohet që të shkohet në një koncert deri vonë, dy ditë përpara një ndeshjeje vendimtare? Pastaj, i festojnë ditëlindjet në mënyra të diskutueshme… Nuk ka të bëjë vetëm me atë që bëjnë, por me mesazhin që përcjellin”.
Episodi i koncertit të Lazza-s ka shkaktuar një debat të ashpër, me reperin, tifoz i njohur milanist, që është përpjekur t’i qetësojë gjërat me një shaka në rrjetet sociale. Lazza, përmes një mesazhi humoristik, ka ftuar edhe vetë Sergio Conceiçao në live-n e tij të rradhës:
Mister, ju presim në tjetrën, do shihësh që do të argëtohesh. Gjithmonë, forca Milan”.
Fjalët e këngëtarit, megjithatë, nuk kanë mjaftuar për të qetësuar polemikat, përkundrazi, kanë ndezur më tej një diskutim që po përfshin tifozët dhe specialistët. Di Canio, në Sky shton:
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Është e rëndë, do të thotë të mos kesh pikën e respektit, që duhet të jetë edhe në Serie C dhe në D. Mungon ndjenja e etikës së punës dhe disiplina, mirësjellja”.