Gianluigi Donnarumma u kthye sërish në San Siro. Vigjilja e ndeshjes kundër Ukrainës u karakterizua nga polemika të forta rreth portierit italian dhe fërshëllimave të mundshme nga tifozët e pranishëm në stadium.
Dhe ashtu siç pritej, përpimërisht kanë mbërritur edhe disa fërshëllima drejt portierit të PSG-së duke bërë kështu që në pasndeshje të flitet gjërësisht edhe për këtë gjë.
Kundërshtitë e tifozëve për Donnarumën nuk i paskërkan pëlqyer aspak Davide Frattesi, i cili, duke folur në Sky, i cili në mënyrë idiote u përpoq të merrte në mbrojtjen portierin ish milanist: “Është një gjë e padenjë. Unë e përqafova dhe i thashë që e dua fort, por nuk ka nevojë sepse është i fortë, fërshëllimat nuk e prek. Por kemi luajtur edhe në stadiume të tjera dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë. Unë mund të kuptoj gjithçka, por jo që një lojtar i kombëtares të fërshëlletet”. Kështu tha lojtari i Interit në mbrojtje të ish milanistit Donnaruma në prag të sfidës së kampionatit Inter-Milan.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Por këto fjalë të tij nuk u pëlqyen aspak nga tifozët e Milanit, të cilët në rrjetet sociale theksuan se si një lojtari i Interit ai është i fundit që mund të japë mësime sjelljeje, duke sjellë ndërmend atë që ndodhi në Milan-Sassuolo vitin e kaluar. Frattesi kështu i hedh më shumë piper sfidës së së shtunës në mbrëmje, edhe pse nuk është e sigurt që mesfushori do të luajë apo jo kundër Milanit.
Fërshëllimat ndaj Donnarummës: ‘Shpulla’ e Spallettit për Fratessin
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Më pas gjatë mbrëmjes mbërritën edhe deklaratat e Luciano Spallettit në një konferencë për shtyp. Trajneri i Kombëtares nuk i dënon aspak ata që fishkëllenin por fton lojtarët e tij që më mirë të punojnë se të flasin: “Jemi të privilegjuar, nëse fishkëllejnë është sepse nuk i kemi merituar duartrokitjet”.
“Një që ka personalitet – vazhdon Spalletti – nuk reagon kurrë: ndonjëherë mund të reagohet me qëndrime, herë të tjera me fjalë. Herë të tjera akoma duhet heshtur dhe të shkohet në punë, akoma më mirë. Me shumë mundësi nëse na kanë fërshëllyer, kanë parë edhe diçka që nuk shkon. Ne duhet jemi të përulur sepse na është dhënë një shans që të gjithë do të donin ta përjetonin, por nuk munden. Dhe nuk më pëlqejnë ata që që më pas reagojnë nëpër rrjete sociale me fraza të vogla. Ne kemi për detyrë të sillemi si profesionistë, jo si fëmijë të llastuar. Heshtet”.