Tashmë ka një identitet të fortë, lidhur me trajnerin e ri, por ka edhe pak Fonsekë në fitoren kundër kushërinjve. Tani vjen testi më i rëndësishëm
U desh një shkundje edhe më e fortë se ndryshimi i drejtimit teknik dhe, kundër çdo parashikimi, ia behu. Fitorja e Superkupës me përmbysje kundër Interit është gjithçka që i nevojitej ambientit Milan: një kthesë emocionale, përtej teknikes dhe taktikes. Nga këtu nis sërish sezoni, prej një suksesi që duhet shfrytëzuar si duhet për ecurinë në kampionat dhe për të vazhduar rrugëtimin e mirë në Champions League me kualifikimin në të tetat.
Sergio Conceicao po punon me skuadrën prej pak më shumë se një javë dhe, pavarësisht kësaj periudhe shumë të shkurtër kohore, Milani tashmë duket se ka pak nga identiteti i tij, atë që për shtatë vite të gjata pamë te Porto. Skuadra në fakt u shfaq më solide, më pragmatike dhe, mbi të gjitha, me ide më të qarta dhe më pak konfuze mbi atë që duhej bërë. Futbolli i Conceicaos është shumë i ndryshëm nga ai i Fonsecës dhe kjo është mjaft e qartë: siç e kemi thënë disa herë, ndjesia është se karakteristikat e këtij Milani i përshtaten më shumë stilit të trajnerit aktual, i cili tani mund të mendojë edhe për rivlerësimin e disave lojtarët (po përpiqet tashmë me Tomorin, mund ta bëjë edhe me Loftus–Cheek, me Musah dhe të tjerët). Por tani vjen testi më i rëndësishëm.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Mesazhi i Conceicao për skuadrën: kështu lindi fitorja
Aventura e Conceicaos filloi më mirë nuk bëhet: fitoi kundër Juventusit dhe Interit dhe, mbi të gjitha, solli në shtëpi një trofe. Çdo trajner e ëndërron ta nisë një eksperiencë të re në këtë mënyrë. Përveç kësaj, trajneri duket se e ka kuptuar se cilat akorde duhet të prekë, si me lojtarët ashtu edhe me tifozët: nga pikëpamja komunikuese, në shtatë këto ditë ka qenë thjesht perfekt.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Pas dy me zero të Taremit, portugezi i dërgoi skuadrës një mesazh të qartë përmes zëvendësimeve: mos u dorëzoni sepse ende nuk është vendosur asgjë. Përcolli guxim, besim dhe dëshirë për të mos u dorëzuar. Mesazhi i marrë përsosshmërisht. Pastaj, erdhi fitorja dhe ai tha një frazë shumë të rëndësishme: “Tani mendjen te Cagliari, për ta rikthyer Milanin aty ku i takon dhe jo në vend të shtatë, si tani”. Edhe kjo bën pjesë në stilin komunikativ të tij, më ndikues dhe i menjëhershëm, që tërheq të gjithë pas vetes, përfshirë tifozët. Ndërsa Fonseca ishte ndryshe, me më pak fraza goditëse (dhe ndoshta edhe më pak të dukshme), por më të menduara dhe të thella. Në fitoren kundër Juventusit dhe Interit ka pak edhe nga puna e tij: komoditeti i Milanit në mbrojtje me pesë, performanca e mirë e Thiaw, një Leao që është më i përfshirë në lojë dhe që sulmon thellësinë me bindje. Detaje të vogla teknike që kontribuan në suksesin, pastaj Sergio shtoi gjithçka tjetër. Dhe tani në kërkim të vazhdimësinë: tani është e nevojshme të vijnë rresht rezultatet pozitive, vetëm pas disa kohësh do të jemi në gjendje të bëjmë një gjykim përfundimtar. Fillimi është premtues. Madje shumë.