Është kthyer Milani ynë!

Mund të mos jemi gati për titullin (thonë), mund të kemi të metat tona, por të paktën jemi rikthyer të na kanë frikën dhe të na respektojnë sërish!

Milanistat
4 Min Read

Po, ok. Në fund të ndeshjes kundër bianconerëve, patm ndjesinë se kishim humbur dy pikë, se mund ta kishim fituar ndeshjen po të kishim qenë pak më shumë ‘të këqinj’ me rastet e mëdha që kishim, se nëse do të kishte një skuadër që duhej të kishte fituar, ajo ishte Milani.

Por hidhtësia menjëherë ia la vendin kënaqësisë. Shpesh, nuk janë pikët apo rezultatet që na bëjnë të buzëqeshim, por në këtë moment historik, është një kënaqësi e madhe ndjesia e fortë që Milani ynë është kthyer!

Një skuadër e ekuilibruar, e fortë, solide, që i frikësohen dhe edhe e respektojnë. Shtatë ditë pas fitores kundër Napolit kampionë në fuqi (dhe për më shumë se 40 minuta në inferioritet numerik), Milan u paraqit në shtëpinë e njërit prej ekipeve më të mira në Serie A (sipas specialistëve), padyshim një prej pretendentëve për një vend në Champions League dhe bëri një goxha ndeshje, e mbi të gjitha, nga të dyja skuadrat, ishte ajo më së shumti e kërkoi fitoren.

Vetëm 10 ditë më parë, do kishim firmosur me gjal për katër pikë kundër Napolit dhe Juventusit, sepse ishim kuriozë të shihnim një Milan në provë, kundër të mëdhave të kampionatit.

Sepse atëherë kishim para syve Milanin e brishtë të sezonit të kaluar, atë që i përshtatej ndeshjeve në mënyrë të tmerrëshme, edhe kundër skuadrave të renditjes së mesme dhe të ulët, për t’u përballur më pas me vështirësitë e mëdha të revansheve frenetike; një Milan i paaftë për të mbrojtur denjësisht emrin, që shkërmoqej në pengesat e para dhe ishte totalisht i paaftë ta nuhaste rrezikun.

Një Milan i paqëndrueshëm, por në gjendje për të lëshuar shkëndija krenarie që i mundësuan fitoren e një Superkupe, të qëndrojë i pamposhtur në pesë derbe (duke fituar tre) dhe të triumfojë në Bernabeu.

Sot, në të kundërt, kemi një Milan mendërisht të fortë, të maturuar, me vetëbesim dhe i bindur në mjetet që ka në dispozicion, shumë i ekuilibruar (nuk pësojmë gol që nga ndeshja e parë e kampionatit) dhe, kur është e nevojshme, i gatshëm për sakrificë (diçka jo fiks në rendin e ditës, sezonin e kaluar).

Fjalët e Allegrit, por sidomos ato të Rabiot (pak të thuash i tërbuar), janë dëshmia e një kthese pozitive në aspektin e mentalitetit dhe ambicies.

Pastaj, do të ketë me siguri ende shumë gjëra për të rregulluar, korrigjuar dhe përmirësuar, e ndoshta nuk është rasti të iludohemi shumë se kjo skuadër mund të aspirojë për Scudetton, siç shumë po thonë dhe po mendojnë; por gjëja më e rëndësishme është që Milani është rikthyer të respektohet si skuadër në zonat që kanë rëndësi, dhe që shumë të zgjuar dhe specialistë, që s’kanë lënë gjë pa hedhur ndaj nesh, kundër skuadrës, mbi merkaton dhe mbi mbrojtjen, tani bëjnë sikur s’ka ndodhur asgjë, mbyllin sytë dhe ngadalë po fillojnë të lëvizin në këtë anë të gardhit (le të mos themi të karrocës sepse është ende herët).

Bravo, Allegri, i cili meriton shumë nga meritat e këtij transformimi. Sepse gjithmonë duhet kujtuar se nga erdhëm dhe ku ishim sezonin e kaluar.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente