Është Allegri, edhe pse mund të mos i pëlqejë dikujt prej ishëve…

Pa mendje të nxehta dhe pa prirjen për ofeza nga ishët: ky është Allegri "i ri", madje, po pra, ‘njësoj’ si Conte...

Milanistat
1 Min Read

Narrativa që i parapriu Max Allegrit në Milanello verën e kaluar ishte pak a shumë si më poshtë: një trajner i vjetëruar, i pazoti për të ofruar lojë, i mirë vetëm për të fituar ndeshjet me skuadër supermbrojtëse dhe për këtë arsye për t’u hedhur tutke dhe për të favorizuar ardhjen e profetëve të rinj “të vajosur” nga rrethi i ishëve (si Thiago Motta, red.).

Nga kolegj në grup

Realiteti i kampionatit na ka dhënë një lider të aftë për të kapur në ajër udhëzimet e reja dhe duke e transformuar atë kolegj djelmoshash të shpërndarë, të hutuar, secili për hesap të vet, në një grup të bashkuar. Pastaj kaloi në ndërtimin e formacionit.

Tani, gjatë ndeshjes Milan-Napoli, na tregoi, duke shkelmuar një top, se nuk i pëlqente rënia mbrojtëse e Milanit, duke i lejuar Neres dy gjuajtje të rrezikshme nga limiti i zonës, për serinë “nuk më pëlqen kështu”.

Dhe ja ku ngjashmëria me Conten më të mirë bëhet shumë e habitshme, veçanërisht po t’i shtosh edhe detajin e fundit: pasi ka pastruar Milanellon mendjet e famshme të nxehta!


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article