Enigma Jashari! Kur do të rikthehet talenti i mesfushës? Objektivi i Ardon dhe pozicioni i përcaktuar nga Allegri

Milanistat
2 Min Read

Ardon Jashari ishte një nga blerjet e mëdha të Milanit në merkaton verore, i cili zbarkoi në Milanello pas negociatave të pafundta me Club Brugge.

Për tani, Max Allegri praktikisht nuk e ka pasur kurrë në dispozicion përveç dy ndeshjeve të para të sezonit kundër Barit dhe Cremonezes, në të cilat zviceranët luajtën vetëm disa copëza në pjesën e dytë.

Pastaj, në fund të gushtit, mbërriti dëmtimi serioz, pas një përplasjeje në stërvitje me meksikanin e sulmit, Santiago Gimenez.

RIKTHIMI AFËR

Shërimi i tij po ecën mirë dhe pa probleme. Kur do ta shohim përsëri në fushë?

Sipas specialistëve, Jashari synon të kthehet midis të grumbulluarve të Allegrit për në ndeshjen në shtëpi kundër Romës, 2 nëntorin e ardhshëm.

Nëse nuk ia del, disa ditë më vonë (8 nëntor), do të jetë ndeshja në transfertë kundër Parmës përndryshe rikthimi i tij do të shtyhet deri pas ndërprerjeve të kombëtareve, atëherë kur jetë edhe derbi i Milanos (23 nëntor).

Stafi mjekësor i Milanit nuk dëshiron të ndërmarrë rreziqe, kështu që lojtari do të rikthehet në fushë vetëm atëherë kur të jetë mirë.

KU DO TË LUAJË?

Por është një tjetër pyetje ajo që bëjnë tifozët e Djallit: ku do të luajë Ardon kur të rikthehet në fushë?

Në këtë fillim sezoni, treshja e mesfushës e përbërë nga Youssouf Fofana, Luka Modric dhe Adrien Rabiot duket vërtet e pazëvendësueshme, aq sa lojtarë si Samuele Ricci dhe Ruben Loftus-Cheek po hasin nëpër shumë vështirësi për të gjetur hapësira.

Mirëpo sipas kolegëve të të përditshmes së rëndësishme sportive Tuttosport, “në mendjen e Allegrit, në lojën hipotetike të gjashtë mesfushorëve që ai ka në dispozicion, Jashari do të duhet të ishte alter egoja e Luka Modric, edhe falë spostimit të Riccit – ideologjik dhe në rol – në baterinë e gjysmëanësorëve”.

Konkurrenca është e shumtë dhe e ashpër, ndaj Jashari do të duhet të shtrëngojë dhëmbët dhe të luftojë shumë për të pasur shanset e tij.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente