Milani ishte protagonist i merkatos me një mori operacionesh në hyrje dhe në dalje. Edhe një herë, pavarësisht mbërritjes së një drejtori sportiv me përvojë si Igli Tare, klubi ka treguar vështirësi serioze në planifikimin e operacioneve për të bërë dhe në përcaktimin e rrugës për t’u ndjekur.
Një merkato plot mundësi dhe improvizime, siç ka ndodhur herë të tjera, por kësaj rradhe, me shumë, shumë shitje të rëndësishme e mjaft të kushtueshme. Dhe jo të gjithë lekët janë riinvestuar, siç pati premtuar Giorgio Furlani.
Nuk është në diskutim cilësia e lojtarëve të blerë, por mënyra se si u blenë, po. Për më tepër, ka një mangësi serioze: mosblerja e një mbrojtësi qendror ekspert e që mund të rriste nivelin e cilësisë dhe përqendrimit. David Onogu, i prezantuar dje në një konferencë për shtyp, është një perspektivë shumë e mirë, por do t’i duhet kohë për të pasur ndikimin e tij.
Rossonerët u përpoqën të blinin Manuel Akanji, por u përballën me kërkesa nga lojtari për pagë, të cilat u konsideruan të ekzagjeruara. Pastaj ishte radha e Joe Gomez, por nuk pati mjaftueshëm kohë.
Rikthehet Thiago Silva? Si është e vërteta: detajet
Merkato sapo është mbyllur, por ne e dimë se shkon kurrë me pushime. Tani, me dyer të mbyllura, Tare do të ketë mundësinë të punojë më qetësisht dhe të programojë më mirë atë që duhet bërë në janar.
Nga casa Milan, në fakt, na bëjnë të ditur se disa blerje shumë të rëndësishme janë shtyrë për në merkaton e riparimeve dimërire, dhe kush e di, ndoshta njëri prej tyre do të jetë edhe një mbrojtës ekspert që mund ta ngrejë nivelin.
Me rikthimin e Allegrit, te Milani ka ndodhur ribashkimi i dyshes kyçe që ndihmoi për fitoren e Scudettos në sezonin 2010-2011: me trajnerin dhe Ibrahimovicin.
Dhe duke folur për rikthimet, po flitet me forcë edhe për rikthimin e Adriano Gallianit në rolin e super konsulentit (dukej një gjë shumë e avancuar, por në realitet, tani është më edhe aq e qartë).
Një tjetër rikthim që do t’i bënte të çmendeshin tifozët është ai i Thiago Silvës, një emër që po qarkullon me forcë gjatë këtyre ditëve: deri më sot, nuk ka asnjë negociatë apo kontakt të drejtpërdrejtë me Fluminense, që zotëron kartonin e tij, e as me mbrojtësin.
Është një sugjestion, asgjë më shumë. Por kush e di, ndoshta Milani mund të vendosë ta thërrasë përsëri për të ndihmuar skuadrën. Së shpejti, i madhi Thiago Silva do të mbushë 41 vjeç, por ende konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në botë (siç e demonstroi edhe gjatë Botërorit për Klube).