MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Elliott dhe Red Bird, dy pronësitë “koprace” që kanë shpenzuar më shumë në historinë e Milanit
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Elliott dhe Red Bird, dy pronësitë “koprace” që kanë shpenzuar më shumë në historinë e Milanit

By
Milanistat
09.08.2025
13 Min Read
Share
SHARE

Përse, me Elliott në fillim dhe me Red Bird më pas, Milani nuk ka blerë kurrë lojtarë mbi 60 milionë euro? Ja 10 transferimet më të shtrenjta në histori

Janë të shumta temat që lidhen me Elliott dhe Red Bird, dy pronësitë e fundit të AC Milanit. Le të flasim pak për çështjen e shpenzimeve për blerjen e lojtarëve në merkato.

More Read

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë

Kur thuhet se Milani, më parë me Elliott dhe tani me Red Bird, nuk shpenzon para në merkato, bëhen dy gabime, me apo pa dashje.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

I pari është ai që nukka lidhje me çështjet e merkatos, shitjeve, blerjeve apo shpenzime kompleksive në çdo seksion merkatoje.

I dyti, që përfolet mjaft shpësh e që është edhe më i rëndë, sepse të aludosh se Milani nuk shpenzon nuk është thjesht një pasaktësi, qoftë edhe sepse kjo deklaratë nuk përkon në asnjë rast me asnjë nga seksionet e merkatos Rossonere ndaj dhe ky arsyetim nuk specifikohet kurrë, por është më shumë dashakeqësi ndaj vetë AC Milan dhe kjo nuk do shumë për t’u kuptuar..

Shkurt, të bazosh mendiminm në disa raste vetë filozofinë e jetës, në faktin se Milani i RedBird tani dhe i Elliott më parë, nuk investon para në merkato e as në klub, rreziku është i mbetjes në një nivel sipërfaqësor të argumentit. Dhe nuk mund të jetë kjo cilësia e një narracioni mbi klubin e Rossonerëve.

Narrativat kundër RedBird dhe Elliott të zhdukura brenda vetëm një vere

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Brenda një vere të vetme janë zhdukur disa nga narrativat më toksike mbi pronësinë e AC Milan. “Klubi nuk shpenzon më shumë se 20 milionë euro”. Dhe brenda gjashtë muajsh, mbërritën Gimenez, që ka kushtuar midis 35 dhe 37 milionë euro dhe Jashari, me një vlerë totale prej 39 milionë eurosh. Për më tepër, do të shpenzohen edhe 40 milionë euro të tjera për bomberin që aq shumë e kërkojmë, por le ta harrojmë këtë frazë të fundit sepse duhet të presim më parë faktet.

“Milani nuk do t’i jepte një trajneri pagë më të lartë se 3.5 milionë euro”. Tjetër narrativë kjo. Por me ardhjen e Allegrit, shpenzimet vjetore të pagës i tejkalojnë 5 milionë eurot! Kjo nuk quhet…!

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

“Milani nuk do ta revolucionarizojë kurrë zonën sportiv dhe do që të marrë vetëm drejtues dhe trajnerë të stilit ‘YesMan'”. Fakt, këtë verë, klubi vendosi t’ia besojë menaxhimin e zonës sportive Igli Tares, të njëjtit drejtues të kërkuar më parë edhe nga Maldini dhe stoli iu besua një trajneri me peshë, karizëm dhe një personalitet që, mund të thuhet, nuk është pikërisht një “Yes Man”. Për më tepër, do të doja të shihja nëse Galliani do të kthehej, se si ky narrazion mund të plakej shëmtuar.

Kritika e fundit e komplotistëve kundër Red Bird dhe Elliott

Tani është momenti të shtojmë një kritikë të re për Milanin aktual dhe nuk po përqendrohemi vetëm te Red Bird, por duke parë spekulimet e komplotistëve, e zgjerojmë diskutimin duke përfshirë edhe Elliott.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

“Rroftë bilanci!” – “Janë koprracë”. “Nuk kanë asnjë qindarkë!” – “Po vdesin urie”. Llogaria e sa e sa narrazioneve ekonomike mbi dy pronësitë e fundit të AC Milan nuk ka të mbaruar tashmë. Ka pasur shumë polemika të kota dhe gjuhë urrejtjeje mbi këtë argument, por mund të kënaqemi edhe me frazat e sipërcituara, thjesht sa për të kuptuar se cila është teza që sillet në qarkullim prej kohësh.

Po sikur, për hir të të vërtetës, t’ju thoja se Elliott dhe Red Bird janë dy pronësitë që në historinë e Milanit kanë shpenzuar më shumë në merkato?

Pas mbërritjes së Jasharit, vëmendja ka qenë vetëm te kostoja e mesfushorit zviceran. Ardon është mesfushori për të cilin Milan ka paguar më shumë në historinë e tij. Por, pse të ndalemi me kaq e të mos e zgjerojmë temën tek të gjithë lojtarët?

Cilët janë 10 lojtarët më të shtrenjtë në historinë e AC Milan?

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

  • Leao 2019/20: 49.5 milionë
  • Bonucci 2017/18: 42 milionë
  • Rui Costa 2001/2002: 41.3 milionë
  • Paqueta 2018/2019: 38.4 milionë
  • Andre Silva 2017/2018: 38 milionë
  • Caldara 2018/2019: 37.7 milionë
  • De Ketelaere 2022/2023: 37.5 milionë
  • Inzaghi 2001/2002: 36.2 milionë
  • Jashari 25/26: 36 milionë
  • Tomori 2021/2022: 35.9 milionë

Plot gjashtë nga dhjetë blerjet më të shtrenjta në historinë e Milanit kanë ardhur nën drejtimin e Elliott dhe RedBird. Të dy pronësitë Rossonere kanë shpenzuar 235 milionë euro nga një total prej 392.5 milionë euro që është shuma e përgjithshme për këto dhjetë blerje. Kjo duhet të sjellë në përmbysje të argumentet në lidhje me Milanin aktual.

Nuk ekziston problemi shpenzime. Vëmendja është tjetërkund

Problemi i Milanit të këtyre viteve të fundit ka qenë moskrijimi i një projekti teknik të fortë rreth disa lojtarëve që kanë humbur apo u zhvlerësuan në momentin e shitjes. Mjaft t’ju jap disa shembuj të kohëve të fundit: Bennacer, Tomori, Chukwueze.

Problemi i dytë, e një që ka qenë shumë i dukshëm sezonin e kaluar, është se Milani nuk shpenzoi për të rritur vlerën e skuadrës në këndvështrimin teknik, cilësor dhe temperamental.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Mjaft të rilexosh listën e dhjetë blerjeve më të mëdha për të kuptuar se ku qëndron problemi i vërtetë. Shumë prej këtyre lojtarëve nuk kanë qenë kurrë në lartësinë e standardeve të Milanit, ndaj edhe blerjet e tyre mund të konsiderohen të gabuara, e në disa raste, edhe një barrë e vërtetë për arkat e klubit Rossoner. Po i referohem veçanërisht Caldara.

Kjo duhet të na çojë të arsyetojmë në një nivel më të lartë. Nuk është më e rëndësishme të flitet se sa shpenzohet, por, si shpenzohet, sepse nuk ka ekuacion midis “sa më i lartë çmimi i kartonin” aq më shumë siguri që investimi të jetë bërë mirë.

Përse me Elliott dhe RedBird nuk ka ardhur kurrë një lojtar prej 60-70 milionë eurosh

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Për këtë mund të diskutohet. Blerja e lojtarëve si Gyokeres, Sesko dhe Isak, pra sulmues që kushtojnë të gjithë mbi 60 milionë euro, padyshim që të jep më shumë siguri. Është e padiskutueshme. Është fakt. Megjithatë, Milan atë lloj investimi nuk e ka bërë ende, por, nuk ka arritur ende dhe një pjesë e shpjegimit qëndron në një pikë për të cilën kemi folur më lart.

Së pari me Elliott, pastaj me RedBird, Milani çdo vit është përqendruar mbi një restyling të thellë të skuadrës. Le të marrim si shembuj dy sezone. 2023/24 me Stefano Piolin dhe 2025/26, i cili nuk ka filluar ende me Max Allegrin.

Milani, në të dy sezonet e merkatos verore, revolucionarizoi mesfushën, duke blerë shumë mbrojtësa, duke ndryshuar dyshet e mbrojtësve të djathtë dhe të majtë dhe duke u përpjekur të blinte një qendërsulmues të parë. Për më tepër, duke u përqendruar vetëm këtë vit, duhet të konsiderojmë edhe mini-revolucionin e pësuar në janar 2024, me ardhjen e një qendërsulmuesi dhe të katër blerjeve të tjera (Bondo, Joao Felix, Walker dhe Sottil).

Pastaj, ky arsyetim nuk përfshin vetëm blerjet, por edhe shitjet. Mjaft të shikohet këtë verë. Në fund të qershorit, u larguar gjashtë lojtarë. Në korrik, u shitën edhe shtatë lojtarë të tjerë dhe nuk mbaron këtu.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Pra, po flasim për të paktën 15, për të mos thënë 20, lojtarë që largohen nga Milani brenda një vere të vetme. Nëse nuk mund të quhet revolucion i vërtetë në dhomën e zhveshjes, atëherë gjeni një emër. Grupi i ndjen efektet nëse ndodh shpesh, pavarësisht nëse ndodh për mirë apo për keq, por nevojitet një periudhë e vogël përshtatjeje. Është fiziologjike.

Stop trazirave. Tani stabilitet dhe blerje të synuara

Milani duhet tani të ndërhyjë mbi këto dy çështje. Të përpiqet të shpenzoni me mençuri dhe të shmangë tronditjen e mëtejshme në dhomën e zhveshjes. Këto nuk janë çështje të ndara, por të lidhura, e fort madje. Nëse blerjet janë të synuara, nuk do të ketë më nevojë të shitet apo të blihet me shumicë.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Për më tepër, mund të zgjidhet edhe një çështje tjetër e ngritur nga tifozët: nëse do të shpenzohen ato 60/70 milionë euro për një blerje të madhe apo nëse do të rritet kufiri i pagave. Në momentin kur shtohet vetëm një lojtar në vetëm një seksion merkatoje, buxheti mund të rezervohet për të vetmin top player që do të blihet.

Berlusconi është i paprekshëm

Qartësisht, pronësia e Berlusconit nuk duhet të jetë pjesë e këtij arsyetimi. Të paktën jo nga këndvështrimi im, por do të shkoj më tej. Tashmë mund ta imagjinoj reagimin e tifozëve.

“Në rregull, e pranojmë që dy pronësitë e fundit paskërkan shpenzuar më shumë në merkato se kushdo tjetër në historinë e Milanit, por kjo do të ishte denigrim i punës së pronësisë së Berlusconit”.

Absolutisht jo; përkundrazi, është krejt e kundërta, sepse diskutimi i bërë rreth blerjeve dhe shpenzimeve mbyllet pikërisht duke ekzaltuar modelin Berlusconi, i cili, edhe pa shpenzuar shuma gjigande për lojtarët individualë, ndërtonte ekipin me një logjikë të synuar, duke identifikuar futbollistët që më pas u bënë kampionë të Evropës, të Italisë, kampionë Bote dhe fitues të Topit të Artë.

Madje, në disa seksione merkatoje verore, kur nuk duhej shpenzuar për të revolucionarizuar ekipet e mëparshme të Milanit, beh, u blenë lojtarë të synuar, madje duke i ofruar edhe paga shumë të larta që dy pronarët aktualë nuk e bëjnë. Nuk dua të përmend emra, sepse ky arsyetim nuk përqendrohet mbi X apo Y lojtar, por te modeli.

Red Bird dhe modeli i shpenzimeve që duhet t’i qasemi

Objektivi duhet të jetë që t’ia arrijmë. Thjesht t’i afrohemi modelit dhe ideologjisë së pronësisë së Berluskonit, për nga këndvështrimi i shpenzimeve dhe ndërtimit të skuadrës në merkato. Sepse për të hyrë në të njëjtën frazë në të cilën flitet për Berluskonin, pra, beh, na duhet të presim edhe nja rreth pesëdhjetë trofe.

Kritika është e dobishme, por duhen të jenë të gjitha konstruktive, jo e bazuar në urrejtje, spekulime apo dëshirën për të minuar Milanin e fundit. Çdo punë duhet përmirësar, por nuk duhet denigruar me narracione sipërfaqësore dhe siç edhe demonstruam, edhe të gabuara.

Shitja e Liberalit? Milan nuk mund t’i humbasë falas supertalentet që i ka rritur vetë
Allegri dhe formula Henry për Leaon. Jashari, një telenovelë e pafundtë. Vlahovic: tortura e vazhdueshme për bomberin
Milan: Prioriteti i sezonit të ardhshëm është shpirti, jo loja
Çështja Jashari: Pse Club Brugge i kundërshton të gjitha ofertat e Milanit?
Gënjeshtra dhe prapaskenat e merkatos. Farsa e pafundme e San Siros dhe stadiumit të ri. Sulmet e De Laurentiis…
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Sky njofton goditjen e madhe: “Milani do ta mbyllë menjëherë!”

Editorial

Elliott dhe Red Bird, dy pronësitë “koprace” që kanë shpenzuar më shumë në historinë e Milanit

Milan News

Leeds-Milan/ Gimenez, është rradha jote: e para për Ardon dhe Luka

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Elliott dhe Red Bird, dy pronësitë “koprace” që kanë shpenzuar më shumë në historinë e Milanit

Milanistat
Milanistat
09.08.2025
Sky njofton goditjen e madhe: “Milani do ta mbyllë menjëherë!”
Leeds-Milan/ Gimenez, është rradha jote: e para për Ardon dhe Luka
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?