Duke folur në kanalin e tij Youtube, eksperti i madh merkatos dhe gazetari me besim kuqezi foli për Milanin dhe lajmet më të reja për stolin e kuqezinjve. Carlo Pellegatti në fakt ka zbuluar se këto mund të jenë orë të nxehta në kërkimet për pasuesit e Stefano Piolit, duke treguar në veçanti profilin e Roberto De Zerbit, trajnerit që i dha lamtumirën Brightonit dje. Ja çfarë tha Pellegatti.
“Ndryshim strategjie”
“Lexova lajmet e SportMediaset pak minuta më parë: ‘Mundësitë Milan, kthesa për pankinën, kontakte me de Zerbin. Ai vlerësohet shumë në casa Milan, drejtuesit e kuqezinjve po përpiqen seriozisht. Dhe më rezulton e njejta gjë për kolegët e SportMediaset. Ju kam thënë gjithmonë jo-në e Milanit, kur kishte një klauzolë për De Zerbin. Por tani, vëmendje, mund të ketë një ndryshim të bujshëm në strategji, duke qenë se klauzola 13/15 milionëshe nuk është më. Këto janë orë të nxehta”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>