Në çdo pushim për ndeshjeve të kombëtareve, të gjithë tifozët e klubeve përjetojnë një gjendje ankthi impresionuese për shkak të frikës nga dëmtimet e të preferuarve të tyre dhe raundi i fundit i dha Milanit dy lojtarë themelorë të fashuar.
Christian Pulisic dhe Adrien Rabiot rrezikojnë të ndajnë shtratin e infermieriesë së Milanellos për gati një muaj, duke kaluar nga qenia vendimtarë në fushë në nevojën për t’u kuruar për shkak të dy dëmtimeve të pësuara nga shkaqe të ndryshme, por me të njëjtin rezultat.
Dëmtimi i Rabiot: çfarë ndodhi vërtet dhe koha e rikuperimit
Fillojmë nga dëmtimi i Adrien Rabiot, i cili në fakt është i fundit sipas rendit kronologjik të ndodhive.
Gjatë seancës së fundit stërvitore të Francës përpara nisjes për në Islandë, lojtari i Milanit ndjeu diçka në pulpë dhe u ekzaminua nga stafi mjekësor francez përmes një testi që mund të përshkruhet si “kurrikular” dhe “jo plotësisht i plotë”, i kryer në kampin stërvitor të kombëtares franceze dhe jo në spital.
Ky test instrumental nuk e zbuloi dëmtimin dhe për këtë arsye nuk u pa e udhës që nga stafi mjekësor francez të njoftohet ai i Milanit.
Kështu, Rabiot u nis rregullisht për në Islandë, duke qëndruar në stol, për t’u rikthyer më pas në Milanello ku, dje, u kryen ekzaminime më të thelluara që zbuluan të vërtetën e hidhur.
Është padyshim e rëndë ajo që ndodhi me Rabiot dhe i gjithë menaxhimi i tij nga ana e mjekëve të kombëtares franceze të përkufizuar si shumë skrupulozë, por tashmë në qendër të disa polemikave si të tanishme ashtu dhe të kaluara, siç përshëmbull, është edhe çështja që kishte të bënte me Mike Maignan në tetor 2022 dhe në muajt që pasuan.
Dhe gjatë seancave të fundit stërvitore me kombëtaren, stafi francez është vënë në shënjestër edhe për ndalesat e Dembelé, Barcola (me një deklaratë zjarri prej PSG), si dhe Upamercano dhe Mbappé. Tashmë dëmi është bërë dhe Rabiot pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth një muaj, me derbin e 23 nëntorit në shënjestër.
Ah, sigurisht, në të njejtën periudhë ndërprerjeje të nëntorit, Milani do të jetë i detyruar – deri aq sa e lejojnë rregulloret – ta mbajë Adrien në Milanello dhe të mos e lejojë të bashkohet me kombëtaren e vendit të tij, nëse Deschamps e thërret.
Dëmtimi Pulisic: nesër ekzaminimet, tërbimi i Milanit me Pochettinon
Christian Pulisic do të mbërrijë në Itali sonte për shkak të vonesave që lidhen me fluturimin që po e rikthen në Itali.
Nesër, gjatë ditës do t’i nënshtrohet ekzaminimeve për të përcaktuar shkallën e problemit në biciptin femoral të djathtë që e detyroi të largohet nga ndeshja kundër Australisë.
Milani është i tërbuar me Pochettinon dhe menaxhimin e tij egoist të numrit njëmbëdhjetë Rossoner.
Ish trajneri i PSG dhe Tottenhamit e kishte racionuar Pulisic në miqësoren e parë kundër Ekuadorit, duke e futur në fushë në fund të ndeshjes, ndërsa dy netë më parë vendosi ta fuste si titullar, pavarësisht se Chris nuk ishte ende gati në 100% dhe duhej ruajtur.
Duke pasur parasysh se kjo ishte një miqësore, e luajtur në temperaturë rreth 20 gradë më e nxehtë se e para, të gjithë prisnin pak më shumë mirëkuptim nga ana e trajnerit, por nuk ndodhi kështu.
Marrëdhëniet midis klubit dhe kombëtares anerikane, pas këtyre ngjarjeve, nuk mund të përkufizohen më si më të mirat dhe në bazë të rezultancës së ekzaminimeve, do të kuptohen edhe shkalla e dëmtimit, edhe kohët e rikuperimit.
Ashtu si me Rabiot, shpresohet që Pulisic të mos thirret nga kombëtarja gjatë ndërprerjes së nëntorit, nëse nuk do të jetë klinikisht i rikuperuar plotësisht.
Dhe Pochettino, ndoshta, do të duhet t’i kërkojë falje klubit për atë që nuk është bërë për mbrojtjen e futbollistit.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
