Milani ka rigjetur një Leao shkatërrimtar dje mbrëma kundër Fiorentinës. Merita është padyshim e portugezit, por, pa diskutim, futja e Santiago Gimenez në fushë, i ndryshoi goxha ekuilibret.
Sulmuesi meksikan, që hyri në fushën e lojës nga pankina vetëm për shkak të tikthimit të tij të vonë nga impenjimet me kombëtaren, e ndryshoi fytyrën e lojës sapo vuri këmbë në fushë.
Prania e tij i dha thellësi, lëvizje dhe referime të qarta sulmit të Rossonerëve, duke e transformuar një Milan statik në një skuadër të gjallë, fluide e që në fund e përmbysi situatën.
Me Santi Gimenez në fushë, Rossonerët rizbuluar dimensionin e tij natyror sulmues, që deri në atë moment dukej disi i fshehur.
Formacioni i Allegrit, deri atë moment i bllokuar dhe i parashikueshëm, nisi ta lëvizë më mirë topin, të krijonte hapësirë dhe mbi të gjitha, t’i mundësonte Rafael Leaos të shprehej në mënyrën e tij më të mirë.
Gimenez nuk do të ketë shënuar as këtë të diel, por ndikoi si një sulmues i vërtetë në rezultatin final.
Lëvizjet e tij pa top, aftësia për të lidhur lojën dhe për të tërhequr mbrojtësit kundërshtarë, i bënë të mundur Milanit të ketë më shumë rrjedhshmëri në fazën sulmuese.
E pastaj të mos harrojmë se ishte pikërisht Bebote ai që e fitoi penalltinë, të cilën më pas Leao e shndërroi në gol (edhe pse do të kishte preferuar ta kishte bërë vetë).
Për më tepër, u pa edhe një Gimenez më i shkëlqyer fizikisht, duke konfirmuar faktin se meksikani po rifiton gjithnjë e më shumë formën e tij fizike pas një fillimi vërtetë të vështirë.
E nëse është ky Santiago i vërtetë, atëherë Milani mund ta shohë të ardhmen me optimizëm të ripërtërirë, veçanërisht pasi golat do të vijnë vetë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
