“Nga zgjedhja e trajnerit dhe qendërsulmuesit të ri do të kuptojmë dëshirën e Klubit për të fituar”. Ishte ky mendimi i shumë opinionistëve, specialistëve dhe në përgjithësi i popullit kuqezi. Por, tani që pjesa e parë e pazëllit është identifikuar nuk duket se po shkohet tamam në drejtimin e ambicies.
Sa për saktësim: nuk kemi asgjë kundër Fonsecës. Është një trajner i mirë, me një karrierë të mirë/normale, i freskët nga një sezon pozitiv me Lille. Por në këtë moment Milanit do t’i duhej më së fundi një kapërcim në cilësi, edhe në pankinë. 5 vjet më parë do të ishte pritur me më shumë entuziazëm: por ishte një tjetër skuadër, ishte një tjetër pikë e rrugëtimit, ajo e rindërtimit. 5 vjet më vonë Fonseca duket më shumë si zgjedhje e atyre që duan të konkurrojnë, të vendosen në vendet e vlefshme për Champions League, por jo të fitojnë realisht. Me sa duket Scaroni kishte tmerrësisht të drejtë kur e përcaktoi fitimin e skudetons, në rast se ndodh, si “një më shumë”.
Në rreshtin e ‘trajnerëve’, kuqezinjtë rrezikojnë të nisen larg nga rreshti i parë. Conte-Napoli, Inzaghi-Inter, Thiago Motta-Juve, Gasperini-Atalanta: sot në letër, janë shumë emra përpara Fonsecës.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Pankina padyshim nuk është i vetmi faktor, po, por është shumë i rëndësishëm, ndonjëherë edhe vendimtar: përshtypja është se në Casa Milan është nënvlerësuar. Shpresa është që të jetë fusha, ajo që, në fund të fundit, do të thotë gjëra të ndryshme.
Pastaj vjen zgjedhja e qendërsulmuesit. Objektivi i parë prej kohësh e ka emrin Joshua Zirkzee: më lejoni të shpreh disa dyshime për mundësinë e mbylljes pozitive të negociatave. Problemi nuk është çmimi (klauzola 40 milionë), por kërkesat e agjentit. Kjo është një ndeshje që do të luhet në fushën e komisioneve: një fushë që, siç e dimë, nuk është aspak pjellore për Milanin. Më duket e pamundur që Klubi të paguajë një komision aq të fryrë për Kia Joorabchian. Do të ishte e paprecedentë në krahasim me vitet e fundit, një përmbysje e bujshme e trendit. Ta shohim. Sigurisht që do të sillte shumë entuziazëm, i cili aktualisht mungon rreth projektit kuqezi.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Atëherë, nëse edhe tipologjia ekonomike e operacionit Sesko nuk është më pak impenjuese, atëherë duhet patur nën vëmendje ‘gjithnjë i gjelbërti’ Jonathan David,: me edhe vetëm një vit kontratë, me marrëdhënie shumë të mira me Lille dhe me një lojtar që Fonseca tanimë e njeh shumë mirë, pasi e ka stërvitur për 2 sezonet e fundit. Sidoqoftë, do të nënkuptonte të kaloheshin shkallët nga plani A dhe plani B.