Milani ka hedhur tutje një tjetër fitore që, me një epërsi prej dy golash dhe në kontroll të gjithçkahe, duhej të ishte e fituar. Një mëkat asgjesues që një skuadër e cila synon diçka të rëndësishme që sigurisht që nuk mund t’ia lejojë vetes.
Edhe më e rëndë duke parë se Rossonerët vazhdimisht kanë rënë pre e të voglave. Janë humbur plot shtatë pikë në ndeshjet kundër Cremonese, Pisa dhe Parma.
Ducali patër shënuar gjithsej vetëm pesë gola në të gjithë kampionarin para ndeshjes së mbrëmshme: me Milanin shënuar menjëherë 2, përveç shtyllës dhe të tjera golave që nuk u realizuar për pak.
Ndeshje që faktikisht ndryshoi pas një gabimi të pabesueshëm të Estupinan: e papranueshme në këto nivele. Në avantazh me topin, nuk mund ta humbasësh kështu.
Flasim, për më tepër, për një lojtar që është pothuajse 28 vjeç: nuk mund t’ia lejojë vetes një gabim prej “fëmijësh” të pa përvojë.
Pas kësaj, edhe pse Parma e ngushtoi diferencën, Rossonerët nuk duhet të ndalonin së luajturi dhe s’mund t’i dorëzoheshin plotësisht kundërshtarëve. Një blackout shqetësues: një problem mendor, mbi të cilin do të duhet punuar, madje shumë.
Rezultoi një ndeshje jo e denjë për skuadrën e Allegrit: që pësoi shumë pas, por edhe shumë gabime përpara, ku disa lloj golash nuk mund të gabohen sepse peshojnë si gurët e mullirit.
Nëse e rikthejmë fillin pas që nga fillimi i kampionatit, do të shohim një numër vërtet të madh golash të humbur në situata ekstremisht të favorshme.
Duke qëndruar në temë: dyshime të mëdha mbi thirrjen e VAR me rastin e penalltisë ndaj Saelemaekers: vërtet e pashpjegueshme. Bravo Di Bello, që me personalitet e konfirmoi penalltinë.
Që në rifillim të kampionatit pas dy javësh, na pret derbi kundër Interit, i cili luan sonte kundër Lazios.
Pauza, kësaj here shpresojmë të shërbejë jo për të humbur lojtarë, por për të rizbuluar lojtarët e rëndësishëm.
Pulisic në formën më të mirë, Rabiot dhe më në fund edhe Jasharin. Të mos harrojmë se zvicerani, një nga blerjet më të shtrenjta të historisë së Milanit, praktikisht nuk e kemi parë kurrë.
Nevoja për një mbrojtës shihet edhe në nivelin numerik.
Por kësaj skuadre i nevojitet edhe për një qendërsulmues, një puntë e parë cilësore, që sigurisht nuk është e lehtë për ta gjetur në merkaton e riparimeve.
Ndoshta nëpërmjet një marrëveshjeje shkëmbimi me Gimenez dhe shumë fantazie. Meksikanit i ka mbetur fare pak kohë për të ndryshuar idetë e të gjithëve.
Duhet thënë se as Nkunku nuk po bën më mirë: 40 milionë euro deri më sot të shpenzuar keq. Dje, një tjetër performancë e dobët: një pasim prapa dhe pak gjëra të tjera.
Kur pas 11 ndeshjesh dy sulmuesit e tu janë të bllokuar e pa gola, atëherë ke një problem të madh që duhet zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>