Fjalët e Sergio Conceiçao pas ndeshjes Milan-Cagliari ishin elokuente. Trajneri i kuqezinjve e përshkroi pjesën e parë të ndeshjes së së shtunës mbrëma si më të keqen e një skuadëre që kur ai stërvit. E përkthyer: problemet mendore të skuadrës janë shumë më të thella e më të rrënjosura nga sa mund të pritej. Do të duhet më shumë kohë për t’u zgjuar nga rrëmuja në të cilën Milani bie kundër kundërshtarëve të konsideruar të kalibrit mesatar-të ulët dhe kundër të cilëve, përpikmërisht, kuqezinjtë hasin vështirësi pavarësisht se kush është në stol. Ndeshja e nesërme kundër Como nuk pranon asnjë rezultat tjetër përveç fitores, sepse duhet t’i rikthehemi fitoreve në kampionat menjëherë, në qoftëse duam të shihim vendin e katërt që është me rëndësi jetike për të gjithë rrugëtimin e Milanit. Gabimet e verës po ndikojnë jashtzakonisht në dimër dhe merkato e riparimeve të këtij janari, më shumë se kurrë, duhet të jetë një përpjekje konkrete për të vënë në vend gjërat dhe më pas, në verë, për të ndërhyrë masivisht në problemet makro që Milani ka prej vitesh.
Marcus Rashford mund të jetë një blerje e nivelit të lartë që mund të sillte atë lloj sulmuesi që sot mungon, por boshllëku i vërtetë, i madh dhe i shtrenjtë në këtë skuadër është qendërsulmuesi. Blerja e një qendërsulmuesi top, prej Milani. Nuk është më diçka që mund të delegohet apo shtyhet. Morata, po, mund të jetë një alternativë e vlefshme e puntës së parë ose dhe një mbështetje e rëndësishme e tij, por ai nuk e atë ka instinkt vrasës që duhet përpara portës. Nuk ka mundësi që Milani, prej vitesh të mos ketë një sulmues që të mund të shënojë më shumë se 15 gola në kampionat. Puntat e para janë të shtrenjtë, është e vërtetë, dhe kushtojnë më shumë se 25 milionë. Askush nuk e ka topin e kristaltë, le të jemi të qartë, por këtu do të duhet investuar shumë në verë.
Për situatën Rashford-Walker kemi folur edhe dje, por unë po e përmbledh qoftë edhe për ta thjeshtëzuar paksa. Brenda të mërkurës, Furlani dhe Moncada presin një përgjigje nga lojtari që ka mundur t’i vlerësojë, së bashku me vëllanë-agjent, të gjitha opsionet që i janë paraqitur. Milani shpreson të marrë atë hapje që nevojitet për të përshpejtuar negociatat me United dhe për të mbyllur marrëveshjen. Por se, ardhja e Rashford do ta përjashtonte ardhjen e Walker dhe anasjelltas. Jo për arsye roli, natyrisht, por për shkak se janë të dy shtetas britanikë dhe duke qenë se Milani i ka zënë vendet për lojtarët jo-BE me Pavlovic dhe Emerson Royal në verë, do të mund të firmosin vetëm një lojtar me atë pasaportë. Përshtypja është se prioritet është Rashford, por në çdo rast do të duhet largimi edhe i një lojtari që nuk është formuar në Itali. Okafor-Leipzig ishte bllokuar për arsye që i atribuohen zgjedhjeve të lojtarit, por dje gjithçka u normalizua dhe sot ai do të jetë në Gjermani për analizat mjekësore. Jovic është ende në fund të projektit dhe duhet risjellë ndër mend se Milani mund të firmosë me Rashford dhe të heqë një lojtar të formuar nga lista, duke e mbajtur atë në mënyrë efektive jashtë skuadre, ashtu si Origi dhe Ballo-Touré.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Pastaj, një reflektim, i thellë, do të duhet bërë për Milan Futuro. Humbja poshtëruese 1-5 e pësuar dje ndaj Torres thekson më tej pozicionin e dobët të skuadrës së dytë kuqezi në Grupin B të Serie C. Por është i gjithë menaxhimi i këtij projekti shumë të rëndësishëm që duhet rishikuar, absolutisht. 12 milionë të investuara në fillim (që më pas do të jenë edhe më shumë me merkaton e janarit) sot nuk po japin rezultat. Plani fillestar, nuk është mister, ishte që Milan Futuro të drejtohej nga Ignazio Abate i cili duhet të vazhdonte punën e shkëlqyer të bërë me Primaverën në dy sezonet e mëparshme me një gjysmëfinale dhe një finale (fatkeqësisht të humbur) të Youth League. Ndryshimi i planeve, për shkak të mosmarrëveshjeve me Ibrahimoviç, solli në pankinë Daniele Bonerën, i cili me siguri po e paguan mungesën e përvojës në një rol kaq delikat në një kampionat të vërtetë, si Serie C. Dhe më shumë se disa dyshime, midis specialistëve, lind një pyetje mbi me atë që po drejton – pa asnjë përvojë në futbollin italian – një projekt kaq të rëndësishëm, i nuk mund duhet të dështojë në asnjë mënyrë.