E vërteta në Parma: arsyeja pse Allegri flet vetëm për Champions/ E shpjeguar

Transferta në Parma ka lënë një përshtypje goxha të qartë në ambjentin Milan: dje, u kuptua, më në fund, strategjia komunikuese e Massimiliano Allegrit

Milanistat
2 Min Read

Që ditën e parë të mbërritjes së tij, trajneri i Rossonerëve ka vazhduar të përqendrohet publikisht mbi objektivin Champions League, duke evituar me kujdes çdo referencë ndaj Scudettos.

Ndeshja në Tardini na ka dhënë shpjegimin ndoshta më banal, por të dukshëm: kjo skuadër, për momentin, nuk është ende gati të luftojë për titull.

Milani ka frikë të fluturojë lart

45 minutat e para të Milanit në Parma ishin perfekte, pastaj black out total. Në pesë ndeshjet e fundit, Rossonerët kanë fituar vetëm dy herë, duke barazuar pjesën e mbetura kundër skuadrave të nivelit inferior, me përjashtim të Atalantës.
Është mungesa e vijueshmërisë që shqetëson në këtë pikë, sepse Djallim mund edhe të mos ketë humbur që nga gushti, por momentet e personalitetit të mirë dhe rënia në përqendrim nuk të çojnë askund, madje as në Champions League.

Janë detaje, sigurisht, por pikërisht këto detaje bëjnë diferencën në Serie A dhe Allegri e di mirë këtë.

Tani shpjegohet gjithçka

Kjo është arsyeja se pse Massimiliano Allegri ka zgjedhur gjithmonë një strategji komunikuese të kujdesshme, pothuajse mbrojtëse, për skuadrën e tij.

Sigurisht, në brendi të dhomës së zhveshjes flitet dhe ç’të folur për Skudeton, por ta bësh këtë publikisht do të thoshte t’i stresosh më tej lojtarët e tu, që kundër të mëdhenjve bëjnë të madhin, por kundër të vegjëlve demonstrojnë limite mbi të cilat duhet punuar urgjentisht.

Dhe performanca në Parma, në këtë kuptim, ishte një fotografia më e qartë e kësaj situate. Hapësirat për përmirësim janë të pafundta, por ky Milan mesa duket nuk është ende gati të shënjestrojë yjet.

Dhe ndoshta, pikërisht për këtë arsye, Allegri vazhdon të shmangë fjalët mëdha dhe premtimet e parakohshme, duke u përqendruar mbi një objektiv, Champions League, e cila për momentin duket mënyra më e mirë për t’u rilançuar, konsoliduar dhe përgatitur për luftën e vërtetë në krye.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article