Milani po shijon një moment magjik falë kurove të trajnerit Massimiliano Allegri. Përveç humbjes kundër Cremoneses në debutim, Rossonerët kanë gjithmonë dhe vetëm fituar: katër herë në kampionat, një në Kupën e Italisë.
Pesë fitore rradhazi që e kanë pilotuar skuadrën për të qenë një pretendente serioze për titull.
Të dielën e kaluar, erdhi një fitore të rëndësishme kundër Napolit: shenjë e qartë se diçka ka ndryshuar dhe qasja mendore e lojtarëve ndaj lojës është përmirësuar krahasuar me atë që kemi parë në të kaluarën tonë të afërt.
Dhe fundjavën tjetër, është rradha e Juventusit, një tjetër provë vendimtare, pas së cilës do të vijnë pushimet për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.
Do ta shohim pra përsëri në fushë Italinë e Gennaro Gattusos (që po mendon të thërrasë edhe Matteo Gabbia), që ishte në fushë në Scudetto e fundit të fituar Milanit nën drejtimin e Allegrit më 2011.
Mesfushori ka qenë një legjendë e klubit Rossoner falë fitoreve të mëdha, por mbi të gjitha falë karakterit dhe personalitetit të tij. Dhe në këto aspekte, ka qenë edhe protagonist i disa ngjarjeve shumë zbavitëse të ndodhura gjatë atyre viteve në Milanello.
Gattuso dhe Kaladze, për t’u shkrirë gazit: e tregon Ancelotti
Historia është e njohur për të gjithë tifozët, por është gjithmonë bukur ta kujtojmë. Ajo përfshin Gattuson dhe Kaladzen, një tjetër lojtar që ka bërë historinë e Milanit gjatë viteve të Carlo Ancelottit.
Dhe për ta treguar ka menduar vetë trajneri, tani trajneri i Brazilit, në librin e tij “Preferoj Kupën”. Tema është ditëlindja e Gattusos, e cila bie më 9 janar.
Anekdota për Gattuson
Disa ditë më parë, mbrojtësi gjeorgjian foli gjatë drekës në Milanello dhe iu drejtua të gjithë ekipit: “Kanë mbetur edhe tri ditë nga ditëlindja e Gattusos”. Dhe skena u përsërit edhe gjatë ditëve në vijim, deri në mbrëmjen e 8 janarit: “Kanë mbetur tri orë nga ditëlindja e Gattusos”.
Deri më 9 janar, heshtje absolute. Kështu Ancelotti merr fjalën dhe pyet Kaladzen: “Nuk është se po harron diçka?” “Jo, Mister, pse duhet të flas unë?” Më pas rrëfimi i Carlettos për Gattuson: “E pashë Rinon me bisht të syrit; ai ishte i mbushur si një bombë, gati për të shpërthyer. U përmbajt, duke menduar se kishte fituar ai.
Më 10 janar, në mëngjes, në kampin stërvitor, Kaladze m’u afrua me një fytyrë shumë të trishtuar. Dukej sikur kishte ndodhur diçka serioze”. Në atë pikë, Ancelotti e pyet se çfarë kishte ndodhur, dhe ai përgjigjet: “Kanë mbetur edhe 364 ditë nga ditëlindja e Gattusos”. Në atë moment, e gjithë skuadra shpërtheu në të qeshura dhe Gattuso filloi ta ndiqte me vrap Kaladzen dhe ta “godiste me shpulla”, siç tregon Ancelotti.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
