“E shkatërroi Milanin”! Cassano lëshohet kundër Allegrit: nuk ka sjellë as ide, as identitet

I erdhi momenti! Në një koment të zjarrtë mbi sezonin e Milanit, Antonio Cassano akuzon hapur Massimiliano Allegrin dhe Igli Taren për rënien e skuadrës, duke vënë në pikëpyetje menaxhimin e lojtarëve kryesorë si Leao dhe Pulisic, si dhe drejtimin teknik që sipas tij ka çuar klubin në një nga momentet më të errëta të viteve të fundit

Milanistat
4 Min Read
Vini re: Kjo faqe interneti mund të përmbajë lidhje partnere, që do të thotë se mund të përfitojmë një komision nëse klikoni në lidhjet që ne ju shfaqim. Ju kërkojmë të klikoni disa herë në ditë dhe besojmë se çdo klik do t'u shtojnë vlerat. Mbështetja juaj vlerësohet!

Më në fund i erdhi momenti që aq shumë e kishte pritur. Pasi e pati sulmuar gjatë gjithë kohës, edhe kur ishte në krye të kampionatit, tashmë që sezoni i Milanit ka hapur një debat të madh në botën e futbollit italian, nuk kishte se si të mungonte përsëri edhe shpërthimi i Antonio Cassanos. Po sepse nuk është as e para dhe besojmë as e fundit here që futbollosti barez vihet përballë trajnerit livornez. Ish-sulmuesi kuqezi ka komentuar me tone të forta situatën aktuale të klubit, duke akuzuar drejtpërdrejt Massimiliano Allegrin dhe Igli Taren për krizën që ka përfshirë skuadrën. Sipas tij, zgjedhjet teknike, menaxhimi i lojtarëve dhe mungesa e një projekti të qartë kanë çuar Milanin në një gjendje të papranueshme. Cassano vë në dukje se lojtarë si Leao dhe Pulisic nuk kanë marrë mbështetjen e duhur, ndërsa tifozët janë lënë të zhgënjyer nga një futboll i dobët dhe rezultate të pakta. Në këtë klimë tensioni, ai kërkon të qartësojë përgjegjësitë dhe të ndajë fajet aty ku mendon se duhen vendosur.

🔥 Cassano kundër Allegrit: akuzat për menaxhim të gabuar

Sipas Cassanos, Allegri ka dështuar plotësisht në drejtimin e Milanit këtë sezon. Ai e akuzon trajnerin se nuk ka ditur të mbështesë lojtarët kryesorë, duke përmendur veçanërisht Leao, të cilin shpesh e ka zëvendësuar në momentet më të vështira të ndeshjeve. Për Cassanon, kjo nuk ishte një zgjedhje taktike, por një mënyrë për t’i hedhur lojtarit përgjegjësinë dhe për të shmangur kritikat. Edhe Pulisic, sipas tij, nuk ka marrë asnjë ndihmë reale nga trajneri. Në analizën e tij, Cassano e përshkruan sezonin si një “shkatërrim” të plotë, duke theksuar se Allegri nuk ka sjellë as ide, as identitet, as progres në lojën e skuadrës. Për të, ky është një nga sezonet më të dobëta të menaxhuara ndonjëherë nga trajneri italian.

⚽ Tare dhe përgjegjësitë e drejtimit sportiv

Cassano nuk kursen as Igli Taren, të cilin e akuzon se ka ardhur si “shpëtimtar” por nuk ka sjellë asnjë ndryshim pozitiv. Sipas tij, merkatoja ka qenë e gabuar, zgjedhjet teknike të pasakta dhe bashkëpunimi me Allegrin ka prodhuar vetëm dështime. Ai thekson se tifozët nuk duhet të drejtojnë gishtin nga Furlani, pasi drejtori ekzekutiv nuk është ai që zgjedh lojtarët apo vendos formacionin. Për Cassanon, përgjegjësia bie plotësisht mbi dyshen Allegri–Tare, të cilët sipas tij “kanë mashtruar” pritshmëritë e tifozëve dhe kanë ulur nivelin e Milanit në mënyrë të papranueshme. Ai e mbyll analizën e tij me një mesazh të qartë: “Ky disfatë është vepër e tyre, pa asnjë justifikim”.

Deklaratat e Antonio Cassanos kanë ndezur një debat të madh rreth përgjegjësive të krizës së Milanit. Me tone të forta dhe pa filtra, ai ka vënë në qendër të kritikave Allegrin dhe Taren, duke kërkuar që të pranohet realiteti i një sezoni të dështuar. Pavarësisht polemikave, një gjë është e qartë: Milani ka nevojë për qartësi, stabilitet dhe një projekt të ri që të rikthejë identitetin dhe ambicien e humbur. Tani mbetet për t’u parë nëse klubi do të reagojë dhe si do të ndërtojë të ardhmen pas një sezoni kaq të trazuar.

Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja. Janë apo nuk janë të sakta, ka të drejtë apo jo në gjykimet e tij Cassano, kjo është njëra çështje. Por thënë këto nga një person që gjithë sezonin ka vjellë vrer kundër Milanit, kundër klubit dhe lojtarëve, nuk e dimë se sa vlerë mund të ketë…


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>




Share This Article