E padëgjuar në San Siro, Como kërkon hakmarrje… dhe hija e arbitrimit. Dilema Modric – ja kush mund ta ndryshojë sezonin e Milanit

Në prag të një sfide që peshon shumë në kampionat, Milani i Massimiliano Allegrit do të përballet me një Como, që të gjithë thonë se na qenka e etur për revansh, edhe pse në pesë takime direkte me Milanin është mundur 5 herë, ndërsa hija e polemikave të arbitrimit dhe çështja e së ardhmes së Luka Modric e bëjnë klimën edhe më elektrizuese. Një mbrëmje që për hir të të vërtetës mund të ndikojë fuqishëm në fatin e garës për titull dhe objektivin Champions...

Milanistat
4 Min Read
milan vs komo
milan vs komo

Zëra të fortë vijnë nga Como: skuadra e drejtuar nga Cesc Fàbregas po përgatit një ndeshje me shpirt revanshi kundër Milanit. Se sa do ta arrijë mbetet për t’u pare.

Paralajmërim që vjen nga liqeni: Como kërkon “hakmarrje”

Humbja e rëndë në përballjen e një muaji më parë ende djeg dhe motivimi për “hakmarrje” është kthyer në karburant psikologjik. Kjo e bën sfidën në San Siro shumë më interesante sesa një ndeshje e zakonshme kampionati.

Për Massimiliano Allegri, sinjali është i qartë: duhet vigjilencë maksimale. Milani nuk mund ta nënvlerësojë një kundërshtar që vjen me zemërim sportiv dhe pa asgjë për të humbur. Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë serinë e fitoreve, por çdo gabim mund të kushtojë shtrenjtë në këtë fazë delikate të sezonit.

Pikëpyetja e madhe e sezonit: titulli apo vetëm Champions?

Ndeshja e nesërme është një nyje vendimtare. Nga rezultati i saj do të kuptohet nëse Milani mund të vazhdojë të sfidojë Interin për vendin e parë, apo nëse duhet të fokusohet vetëm në ruajtjen e një pozicioni që garanton rikthimin në Champions League. Diferencat janë të holla dhe çdo pikë peshon si ar.

Allegri ka rikuperuar Alexis Saelemaekers, një lajm pozitiv për krahun e djathtë, por mungesa e Adrien Rabiot mbetet e rëndë për ekuilibrin e mesfushës. Pa francezin, Milani humbet forcë fizike dhe inteligjencë taktike, dy elementë që në ndeshje të tensionuara bëjnë diferencën.

Hija e polemikave: arbitrimi në Serie A dhe kriza e besueshmërisë

Ndërkohë, polemikat e fundit nga sfida Inter-Juventus kanë rindezur debatin mbi arbitrimin në Itali. Gabimet e përsëritura, interpretimet e diskutueshme dhe vendimet e kundërta për episode të ngjashme po minojnë seriozisht besueshmërinë e kampionatit. Edhe Milani, në letër ende në garë për vendin e parë, është ndjerë indirekt i përfshirë.

Rasti i kartonit të kuq ndaj Kalulu, me simulimin e dukshëm të Bastonit, ka ngritur pikëpyetje mbi përdorimin e VAR-it. Sipas protokollit, teknologjia nuk mund të ndërhyjë në atë situatë, por logjika sportive kërkon drejtësi të menjëhershme. Çfarë kuptimi ka të kesh një mjet teknologjik nëse nuk përdoret për të korrigjuar një gabim flagrant? Debati është i hapur dhe tensioni rritet javë pas jave.

Modric, zemra që rreh ende kuqezi

Në mes të kësaj klime të ndezur, Milani po mendon për të ardhmen dhe një emër që simbolizon përvojë dhe klas është ai i Luka Modric. Klubi është i gatshëm ta mbajë kroatin edhe për një sezon tjetër. Allegri dhe lojtarët e konsiderojnë një privilegj të punojnë me një kampion të tillë, ndërsa ambienti brenda klubit flet për një Modric të lumtur në Milano.

Vendimi final do të merret në fund të sezonit dhe do t’i takojë vetë lojtarit. Por sinjalet janë inkurajuese: rikthimi i Milanit në Champions League do të ishte një faktor vendimtar për të bindur ish-yllin e Real Madrid të vazhdojë aventurën kuqezi. Ideja për të luajtur në turneun më prestigjioz europian me fanellën e Milanit është një tundim i fortë për një kampion që ende ka uri për sfida të mëdha.

San Siro përgatitet për një mbrëmje elektrizuese. Nga njëra anë, Como që kërkon hakmarrje; nga ana tjetër, Milani që lufton për të mbajtur gjallë ëndrrën e titullit dhe për të blinduar objektivin Champions. Mes polemikave të arbitrimit dhe dilemës Modric, kjo sfidë nuk është thjesht një ndeshje. Është një provë force, karakteri dhe ambicieje.

Sepse në këtë pikë të sezonit, çdo detaj bën diferencën. Dhe për Milanin, nata kundër Como-s mund të jetë momenti kur sezoni merr drejtimin përfundimtar: drejt lavdisë… ose drejt një kompromisi të hidhur.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article