Koha e pritjes ka mbaruar ashtu si edhe durimi që prej muajsh tifozët kuqezi, po kultivojnë duke përtypur hidhur. Pavarësisht shpërthimeve të rralla si ato në Derbin e Madonninës dhe kundër Real Madridit, Milani i Paulo Fonsecës duket qartë prapa konkurrencës.
Trajneri luzitan, i sheh tani djemtë e tij në një distancë të madhe pikësh nga krerët e kampionatit, Napoli. 8 pikë që rëndojnë si shkëmbinj dhe, pavarësisht ndeshjes për t’u rikuperuar ndaj Bolonjës, rrezikojnë ta bëjnë jashtëzakonisht të vështirë rikthimin e ‘Djallit’ mes pretendentëve për titull. Një Milan me dy fytyra që pas ndërprerjes është i thirrur në një provë të rëndësishme. Super ndeshja në San Siro kundër Juventusit është në prag: ka mbetur më pak se një javë nga ndeshja e madhe, ndaj po punohet që të rikthehemi në mënyrën më të mirë të mundshme pas ndërprerjes së kombëtareve.
Nga fusha në merkato hapi është i shkurtër dhe ‘Djalli’ ka disa ‘probleme’ të cilave duhet t’u japë zgjidhje. Në mbrojtje diçka nuk funksionon dhe kjo është e qartë. Shumë gola të pësuar dhe dukshëm turnoveri i vazhdueshëm i zgjedhur nga trajneri portugez që nuk funksionon: do të nevojiten përforcime, urgjentisht, ndoshta qysh në merkaton e riparimeve të janarit. Një merkato që megjithatë mund të rezervojë një surprizë shumë të hidhur për tifozët kuqezi. Sepse një nga lojtarët simbol të Skudetos së fundit së shpejti mund të transferohet diku tjetër: një tradhti ndaj kuqezinjve dhe pikërisht në Serinë A.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Napoli dhe në veçanti Antonio Conte do të ishin në fakt duke vlerësuar disa emra për të forcuar skuadrën napolitane. Dhe një nga këto rrezikon t’i zemërojë – jo pak – tifozët e ‘Djallit’. Flitet për Franck Kessie i cili duket se është i gatshëm të rikthehet në Serie A.
Jo te Milani, por te Napoli, pas tre vitesh larg. Fillimisht te Barcelona, tashmë me kontratë deri më 30 qershor 2026 me Al-Ahli, një aventurë që duket afër mbylljes. Në fakt, me një vit të mbetur përpara, mesfushori i fortë nga Bregu i Fildishtë mund të shtyjë për një aventurë të re në Serie A. Dhe konkretisht, Napoli, mund të përqëndrohet në klasin ’96 që këtë vit ka bërë 16 paraqitje me 2 gola dhe 3 asiste fitues.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Në këtë pikë Antonio Conte, i cili kurrë nuk e ka fshehur vlerësimin e tij për mesfushorin shkëmbor ivorian, mund të inkorporonte një pjesë të re të çmuar në mesfushë. Një ide që mund të lulëzojë dhe të materializohet muajt e ardhshëm… Me gjithë respektin për tifozët kuqezi.