Minus 13 ditë nga fillimi i kampionatit të Milanit: mbetet gjithnjë e më pak dhe afrimi në debutimin me Torinon sjell indikacione të mira nga fusha, e pak më pak nga merkato.
Daljet e para, veçanërisht ato me Manchester Cityn dhe Real Madridin, kanë nxherrë në pah parimet e lojës interesante dhe ide të reja në krahasim me vitin e kaluar: në planin taktik ka padyshim një atmosferë ndryshe, e vlerësuar nga skuadra, specialistët dhe tifozët. Pas kësaj, do të jetë fusha, ajo reale, ajo e ndeshjeve zyrtare, por ndjesitë e para mbi Fonsekën janë padyshim pozitive.
Misioni i vërtetë i trajnerit portugez do të jetë rikthimi i Milanit një fazë mbrojtëse me nivel: kjo ishte edhe pika më e dobët e vitit të kaluar nën drejtimin e Pioli. Mirë Pavloviç, por shumë do të varet nga Tomori: do të jetë ai që duhet të drejtojë repartin, nëse anglezi do të xhirojë, atëherë gjërat sigurisht që do të shkojnë më mirë, anasjelltas, nëse shihet përsëri versioni më i fundit rrëmujaxhi dhe i papërqëndruar, atëherë do të ketë problemet. Pavloviç duhet t’i jepet kohë të ambientohet dhe të përshtatet në ambjentin e ri.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Indikacione më pak pozitive, po thoshim, nga merkato: sepse Morata dhe Pavloviç nuk mjaftojnë dhe pjesa më e madhe do të duhet ende për t’u bërë.
Nën rrezikun e përsëritjes, ritheksojmë se mesfushori ‘balancues’ duhet të ishte marrë tashmë: për Fofana është negociata e zakonshme e gjatë, e pafundme dhe, le ta pranojmë, edhe e mërzitshme.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Aty në mes, do të ishte një goditje e bukur nëse arrihet të konfirmohet Bennacer: algjeriani mund të jetë një blerja e re e Milanit, duke shpresuar se nga pikëpamja fizike mund të jetë mirë.
Bashkë me të, dhe me ardhjet e mundshme të Fofana dhe Samarxhiç, mesfusha do të e kompletuar dhe do të na mundësonim të kishim, bashkë me Reijnders dhe Loftus-Cheek, 5 bashkë-titullarë: pasja e mbulesës më të gjatë do ta ndihmonte Fonsekën të menaxhonte një sezon plot angazhimet.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Por, edhe nëse të gjitha këto do të të funksiononin plotësisht, do të mbeteshin disa pikëpyetje në lidhje me mbrojtjen (përfshirë Emerson Royal që do të vijë së shpejti), a do ta ngrinte mesfusha nivelin e saj, po sulmi?
Aty përpara, Chukwueze mund të bëhet një armë plus, krahasuar me sezonin zhgënjyes të kaluar. Pastaj, do të nevojitet një alternativë e Moratës: Abraham (17 gola në vitin e tij të parë në Serie A) duket se është objektivi i vërtetë, por edhe këtu nuk ka siguri për performancën. Sigurisht për të arritur te anglezi nuk do të privohesha kurrë nga Okafor: zvicerani (me mesataren më të mirë të golit vitin e kaluar) meriton të konfirmohet si edhe të ketë më shumë hapësirë.
Ndërsa sulmi është një repart ku niveli është i lartë madje ka edhe bollëk alternativash.