Milani vazhdon të punojë në disa fronte të ndryshme të nxehta të merkatos edhe pse lajmet e fundit mbi këtë çështje nuk raportojnë risi shumë të mëdha. Tare në fakt po has në vështirësi të ndryshme mbi tavolinat e hapura, si në lidhje me disa shitje ashtu edhe në frontin e goditjeve në hyrje.
Sa i përket largimeve, ka një frenim të fortë për transferimin e Musah te Napoli, pothuajse opsion thuajse plotësisht i zhdukur deri tani, por edhe vështirësia e transferimit të Theo Hernandez, i cili vazhdon të refuzojë destinacionin arab të përfaqësuar nga Al-Hilal.
Re edhe mbi disa nga objektivat e merkatos në hyrje të Rossonerëve, siç është Javi Guerra. Me Jasharin shumë larg për shkak të vlerësimit që Bruges i bën kartonit të tij, tani po bëhet gjithashtu e ndërlikuar edhe rruga që të çon te spanjolli i Valencia, klub që e ka refuzuar menjëherë ofertën e parë të Milanit për futbollistin. Por, duke folur për blerjet, është edhe një pistë e bujshme për të cilën po mbërrijnë konfirmime shumë të rëndësishme: ja të gjitha detajet dhe të rejat më të fundit mbi këtë çështje
Goditje top
Tani vëmendje ndaj goditjes së madhe në sulm që Allegri e ka kërkuar me zë të lartë nga Milani. Në listën e Tares janë disa emra të rëndësishëm përsa i përket kësaj goditjeje që do të duhet bërë. Dhe trajneri i Rossonerëve ka treguar dy në veçanti që do të ishin të preferuarit e tij absolutë. Bëhet fjalë për Dusan Vlahovic, në pikëpyetje te Juventusi dhe Moise Kean, që vjen nga një sezon i jashtëzakonshëm te Fiorentina. E, nëse i pari mbetet një objektiv shumë i komplikuar për shkak të pagës shumë të lartë që përfton, një sy te sulmuesi italian për të cilin ka konfirmime shumë interesante. Lajmi i fundit ka mbërritur nga gazetari dhe eksperti i njohur i merkatos së DAZN dhe SportMediaset, Orazio Accomando, i cili në profilin e tij X ka theksuar: “Kontakte midis Milanit dhe njerëzve të merkatos së Moise Kean. Është edhe ai në listën e emrave të mundshëm për sulmin përveç Vlahovic. Kean ka një klauzolë prej 50 milionësh me Fiorentinën deri në mesin e korrikut”. Kështu pra, një rrugë konkrete që është për t’u pasur fort në konsideratë në optikën rossonere. Por të rejat që vijnë nga merkato Milan nuk mbarojnë ende këtu, përkundrazi.