Gjatë ndeshjes Milan-Bologna, spikati Adrien Rabiot, i blerë nga Rossonerët gjatë orëve të fundit të merkatos verore. E dëshiroi fort Massimiliano Allegri, që pati nuhatur mundësinë e marrjes së tij pas atyre që ndodhën në Marsejë.
Pati një sherr të fortë midis mesfushorit dhe Jonathan Rowe (me të cilin, për koincidencë u përball të shtunën e kaluar kundër Rossobluve), dhe klubi, akord të plotë me De Zerbin, vendosi ta largonte.
Milani përfitoi, për pak më pak se 10 milionë euro në total, përfshirë tarifën fikse plus bonuse, duke i dhënë Allegrit mesfushorin e tij ideal. Dhe menjëherë e kuptuam se përse.
Një performancë e shkëlqyer kundër Bolonjës, si në posedim ashtu edhe jo, duke dyfishuar vazhdimisht mbi Orsolinin në ndihmë të Estupinan. Në atë pozicion në qendër të majtë, mund të bëjë diferencën në të dyja fazat dhe të shfrytëzojë hapësirat që krijojnë sulmuesit.
Allegri, pra është i kënaqur, dhe kush e di, një tjetër lojtar me të cilin ai ka ndarë shumë gjatë eksperiencës së tij të fundit te Juventusi mund të mbërrijë në janar.
Milani po e mendon për në janar: kosto e operacionit
Allegri ka patur vështirësi të mëdha te Juventusi dhe ka qenë protagonist i tre viteve për t’u harruar. Kanë qenë të tillë edhe për disa lojtarë që trajneri nuk arriti t’i vlerësonte ashtu si donte ai.
Midis tyre është Federico Chiesa, një sulmues anësor puro të cilin Max u përpoq më kot ta transformonte në një sulmues të dytë, rol dhe pozicion që ka vështirësi t’i përshtatet.
Nuk kishte një raport të mirë në fushë, por jashtë saj, po. Nuk është rastësi që Chiesa ka qenë gjithmonë plot lëvdata për Allegrin dhe cilësitë e tij njerëzore. Dhe vetë trajneri e vlerëson Federicon si një djalë të ri dhe nuk do të kishte problem ta kishte atë përsëri, siç bëri me Rabiot.
Dimë që anësori po kalon një moment të vështirë te Liverpooli, ku u transferua një vit më parë në fund të merkatos. Gjatë kësaj vere dukej afër rikthimit në Serie A, fillimisht te Atalanta e më pas te Interi, por në fund qëndroi me Reds dhe e nisi sezonin me një gol vendimtar kundër Bournemouth.
Një gol që, megjithatë, nuk është se e ndryshoi shumë situatën. Chiesa vazhdon të jetë i mënjanuar dhe Arne Slot e sheh vetëm për minutat e fundit, siç ndodhi edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Burnley.
Nuk është dhe nuk do të jetë protagonist, ja pra pse në janar do të shtyjë edhe më shumë për t’u larguar dhe për të rigjetur vijueshmërinë edhe përsa i përket (shpresojnë) Kombëtares për në Botëror. Milani mund të jetë në një mundësi shumë e mirë: një goditje low – cost prej 5 milionë eurosh për të përforcuar edhe më tej një skuadër që tashmë është pretendente për Scudetto.