E godasin me shkelma, ia kthen me gola: Pulisic është gjysma e Milanit. Golashënuesi më i mirë dhe… edhe psikolog

Amerikani hyn titullar, shënon dy gola dhe jep një asist për Fofana: shkon në tre gola, baraz me Marcus Thuram. Nuk ka dyshime: është top. Kur largohet, mban lart moralin e Gimenez, me një frazë

Milanistat
3 Min Read

Çokollata falas nga Hershey, Pensilvani, atdheu i çokollatës dhe i Christian Pulisic. CP11 është rikthyer titullar pas dy ndeshjesh dhe është gjithnjë ai: mbresëlënës në vazhdimësinë e tij.

Udineze e dëmton fizikisht dhe shton numrin e mavijosjeve – faull nga Kristensen, faull nga Ehizibue, faull nga Zarraga – por Pulisic ringrihet në këmbë dhe mban Milanin në lojë: dy gola dhe një asist në Udine, gjithçka perfekte dhe aspak e lehtë.

GOLASHËNUESI MË I MIRË — Dy shifra, për ta inkuadruar çështjen. Pulisic është i vetmi lojtar që ka 25 gola dhe 15 asiste në tre sezonet e fundit të Serie A. Në 105 ndeshje gjithsej për Milanin, ka realizuar 36 gola dhe 24 asiste.

Thënë ndryshe: në një ndeshje në dy, vë firmën e tij në rezultat. Për aq sa ia vlen, këtë të shtunë është edhe golashënuesi më i mirë i Serie A: tre gola, po aq sa Marcus Thuram i Interit. Një dhuratë e vogël ditëlindjeje e vonuar: CP e festoi të enjten, ditën kur mbushi 27 vjeç.

NDESHJA E TIJ — Pulisic është mbresëlënës për atë se si e mban lart nivelin në çdo situatë. Kur Milan ishte në vështirësi me Piolin, Fonsecën apo Conceiçaon, ai e mbante skuadrën të bashkuar. Herë me Reijnders, herë me Leaon, e herë vetëm.

Tani që Milani është në këmbë, CP shton ritëm, cilësi dhe gola vendimtarë. Në Udine, dukej po aq reaktiv sa në momentet e tij më të mira; kur duhej, luante përkrah shokëve dhe mbi të gjitha, u gjend në vendin e duhur e në kohën e duhur përpara Savës.

Mos harroni që, në aksionin e 2-0 të Fofana, Pulisic fitoi një penallti. Ka një dyshim: që në 3-5-2 e Allegrit ndjehet akoma më mirë sesa si sulmues anësor.

FJALËT E TIJ — Pulisic, pas ndeshjes foli për Sky: “Mora shumë goditje, por jam mirë – tha. – Jemi shumë të fortë në mbrojtje; me pesë mbrojtës, bëjmë shumë mirë. Kemi një skuadër të madhe; tani është e rëndësishme të gjejmë vijimësi, t’i bëjmë gjërat mirë, ndeshje pas ndeshjeje.”

PULISIC PSIKOLOGU — Më në fund, ka edhe një bonus, si nëpër disqe. Christian doli nga fusha vashkë me Gimenez, padyshim më i trishtuar se ai pas një nate tjetër pa gola.

Pulisic mund të kishte festuar me shokët, të kishte parë përreth dhe të kishte shijuar mbrëmjen. Por në vend të kësaj, shkoi te Gimenez dhe kërkoi falje: “I am sorry”, për një pasim që nuk përfundoi tamam në një aksion ku Bebote mund të ishte zhbllokuar.

Edhe për këtë, të gjesh dikë që të flet keq për CP11 është si të kërkosh një ndeshje që ai e ka luajtur shumë keq: shumë e vështirë.

Share This Article
Pa Komente