E gjithë merkato, të gjitha operacionet: Milan, kush bëri çfarë

Në merkaton Milan, hasen gjurmët dhe kontributet e të gjithë drejtuesve të klubit, madje edhe të pronarësisë. Secilit të vetën

Milanistat
2 Min Read

Na patën folur për djaloshin Ardon dhe edhe për babanë e Santit: roli i Zlatan Ibrahimovic në verë rezultoi vendimtar si për ardhjen e Jasharit ashtu edhe për qëndrimin e Bebote Gimenez.

Bëhet fjalë për efektin telefonatë, e njohur në botn e futbollit.

Ndikimi i një figure ikonike që lëviz ujërat, duke u bërë të ndjehet, në telefon apo si në rastin e Santit, në brendi të klubit.

Milan, çfarë vere që ishte

Te Milani, është dora e të gjithëve dhe kontributi i të gjithëve edhe pse mediat sociale dhe tifozët janë shumë alergjikë teksa dëgjojnë për termin “grup pune”, e megjithatë është kështu.

Ta shohim në detaje. Ndërkohë, në role: Giorgio Furlani lëviz fijet financiare të çdo operacioni dhe kujdeset për llogaritë, Igli Tare e kalon jetën në telefon duke zgjidhur detajet operative të të gjitha operacioneve, Zlatan Ibrahimovic nuk merr pjesë në negociata, por ndërhyn kur është e nevojshme ose kur thirret në kauzë.

Operacionet individuale

De Winter: vendim kolegjal, një operacion i të gjithë klubit.

Athekame dhe Odogu: investim i klubit, me përfshirjen e zonës scouting të Geoffrey Moncadës.

Modric: intuita e Tares, siç bëri vite më parë me Miroslav Klose.

Ricci: vendimi me shumë gjasa i marrë muaj më parë, përpara ardhjes së Tares. Samuele, shumë herë i lëvduar dhe i përdorur nga Allegri.

Jashari: i njohur mbi të gjitha si “obsesioni” i Tare, i mbështetur nga i gjithë klubi.

Nkunku: në orët e nxehta të ditëve të fundit të merkatos drejtorit sportiv i mbërrijnë shumë dossierë dhe kështu ndodhi.

Rabiot: vullneti i fortë i Allegrit, punë e shkëlqyer e Furlanit mbi shifrat.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente