MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: E fundit e të “nënvlerësuarit” Kjaer dhe të “mbaruarit” Giroud: Milani përcjell dy gjigandë të rilindjes kuqezi
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Milan News

E fundit e të “nënvlerësuarit” Kjaer dhe të “mbaruarit” Giroud: Milani përcjell dy gjigandë të rilindjes kuqezi

By
Milanistat
23.05.2024
3 Min Read
Share
SHARE

Të shtunën mbrëma në San Siro do të luhet ndeshja e fundit e kampionatit të Milanit kundër Salernitanës. Në fushë ka shumë pak për të thënë duke qenë se kuqezinjtë e kanë të mbyllur edhe matematikisht në vendin e dytë kampionatin, ndërsa kampanët tashmë prej disa javësh janë aritmetikisht të rënë në Serie B. Por kjo ndeshje sërisht do të ketë një domethënie të veçantë për klubin kuqezi i cili përveç Stefano Piolit, do t’i japë lamtumirën edhe dy protagonistëve absolutë të rilindjes së Djallit në sezonet e fundit. Po flasim për Simon Kjaer dhe Olivier Giroud.

KJAER – I ardhur në Milanello në janar 2020 bashkë me Zlatan Ibrahimoviç, mbrojtësi danez u prit plot me dyshime nga tifozët e Milanit, të cilët prisnin shumë më tepër për të përforcuar mbrojtjen milaniste. Por në fakt Kjaer u bë menjëherë një lider i skuadrës kuqezi si brenda dhe jashtë fushe. Rëndësia e tij në rilindjen e Djallit ka qenë shpesh e nënvlerësuar, por një me personalitetin e tij do të mungojë shumë në brendi të dhomës së zhveshjes milaniste. Fatkeqësisht, pas dëmtimit të rëndë të gjurit në dhjetor 2021, danezi nuk u rikthye më në nivelet e tij, por sidoqoftë ia arriti të ishte vendimtar në rezultatet pozitive të viteve të fundit.

GIROUD – Në fund të këtij sezoni, Milani do të humbasë edhe një lider tjetër të skuadrës, që është qendërsulmuesi golashënues i skuadrës, Olivier Giroud. I ardhur në verën 2021, edhe ai fillimisht nuk u gjykua si një blerje e madhe prej tifozëve kuqezi, të bindur se Djalli kishte nevojë për një qendërsulmues më të ri i cili të mund të përfaqësonte të tashmen dhe të ardhmen e klubit të rrugës Aldo Rossi. Por edhe francezit, i cilësuar madje edhe si i “mbaruar” nga disa, iu desh shumë pak për t’u vlerësuar nga tifozeria milaniste, që do të duhet ta falenderojnë për jetë atë, për të gjithë golat e rëndësishëm të shënuar në vitin skudetos (dygolëshi i tij në derbi do të mbetet në histori).

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

PËRSHËNDETJA QË MERITOJNË – Si Kjaer edhe Giroud në intervistat e ditëve të fundit, në të cilat kanë shpallur lamtumirën, nuk e kanë fshehur dashurinë për Milanin prandaj dhe të shtunën, meritojnë të përshëndeten në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu si edhe Stefano Pioli. Curva Sud, që po proteston prej javësh kundër klubit, do të vazhdojë të qëndrojë e heshtur gjatë pjesës së parë të ndeshjes kundër Salernitanës, e më pas, në pjesën e dytë do të rikthehen flamujt, pankartat dhe këngët për të përshëndetur tre protagonistët e mëdhenj të rilindjes rosonere.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
AC Milan, Jashari është numri i ri 30: ja kush e ka veshur këtë fanellë përpara tij
“Shtrëngim duarsh”, e bujshme Milan: punë e kryer rikthimi
Milan, Capello: “Jashari, është i një tjetër lloji. Gimenez, disa dyshime. Vlahovic..”.
Galliani dhe firmat më afër, si superkonsulenti i RedBird, apo si kreu i futbollit Milan
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?