Barazimi ndaj Parmës të shtunën në mbrëmje ka gjeneruar një tërbim të përgjithshëm, dhe plotësisht të justifikuar, i cili që nuk mund të qetësohet me asnjë lloj aksion zjarrfikësish.
Një barazim i tillë, pasi ke qenë në avantazh prej 2 golash dhe ta kesh vënë ndeshjen në rrugën tënde, është sinonim i mungesës ende të diçkaje për të qenit një skuadër e madhe në gjendje për të sfidojë gjithkënd dhe për të fituar edhe kampionatin.
Kjo nuk do të thotë që Milani nuk do të luftojë për vendet e para, por nëse kundër Cremonezes, Pizës dhe Parmës merr vetëm dy pikë, atëherë diçka nuk funksionon ende, individualisht dhe kolektivisht.
Allegri do të ketë kohën dhe mundësinë për të punuar mbi këtë çështje, shpresojmë, nga java e ardhshme ta ketë praktikisht të gjithë skuadrën në dispozicion, duke pasur parasysh gjendjen e Santiago Gimenez, mbi të cilin meriton të bëhet një analizë e drejtë, së bashku me pjesën tjetër të investimeve të bëra në sulm nga Milani gjatë këtyre viteve të fundit.
Zemërimi i të gjithë ambientit kuqezi është normal, veçanërisht përballë atyre që më pas ishin gabimet individuale të lojtarëve që, në 2-2, shpërdoruan raste që mund të kishin siguruar një fitore dhe mundësuar që në këtë stop kampionati përpara derbit të 23 nëntorit të ishin sa më të qetë e me më pak kritika e ankesa.
Nëntori është kushëri i janarit dhe këtu Milan nuk mund të bëjë pa korrigjimet e disa situatave verore që, deri më tani, nuk po funksionojnë.
Sepse De Winter nuk ofron të njëjtat siguri si Tomori, dhe Athekame nuk është një backup niveli për Saelemaekers, ndërsa Estupinan, i rikthyer titullar kundër Parmës, nuk mund të qëndrojë përpara Bartesaghin që kemi parë këtë muaj, madje edhe me vështirësitë e tij të një rishtari. Por ai top që çoi në golin e 1-2 të Bernabe me siguri do të bënte të skuqeshin edhe antimilanistët më të mëdhenj.
Po, sepse merkato e riparimeve të janarit, ajo që – gjithnjë në këtë kohë – drejtuesit e Milanit nuk duan ta shohin, apo – shpresojmë – që bën sikur nuk e shohin, për të vënë në vend atë që mungon. Do të ishte e pafalshme të mos përpiqeshim t’i jepnim Allegrit një ose dy riparime funksionale.
Robert Lewandowski është një temë e nxehtë në katin e katërt të Casa Milan. Lajmi u përhap falë një zbulimi të Luca Di Benedetto fillimisht dhe më pas të Gianluigi Longarit (i cili rrallë gabon përsa i përket Barcelonës).
Ajo që kuptojmë është se Milani, që në fund të shtatorit, filloi të studionte situatën që lidhet me Lewandowskin, kontrata e të cilit skadon në qershor dhe Barcelonës, që nga ana e saj ka një klauzolë në favor për t’ia zgjatur në mënyrë të njëanshme kontratën aktuale edhe me një vit.
Në janar është thuajse e pamundur që kjo ide të marrë formë, por deri në verë mund të jetë më e zbatueshme.
Lewandowski nuk i ka marrë kurrë në konsideratë sirenat arabe apo amerikane; dëshiron të jetë ende protagonist në Evropë dhe Serie A, siç ndodh tashmë prej disa kohësh, mund të jetë shtëpia e një kampioni tjetër në kontratën e fundit të karrierës.
Sigurisht, duhet trajtuar me kujdes paga dhe kohëzgjatja e kontratës, por ky nuk është absolutisht një fake news.
Tare dhe Furlani padyshim janë të kujdesshëm mbi zhvillimet për sulmin, pasi janari gjithmonë mund të sjellë surpriza, dhe ka edhe nga ata që sugjerojnë një Mauro Icardi, aktualisht është në konflikt me Galatasarayn, si një mundësi të mundshme, por paga…
Edhe sepse, këtu duhet shtuar nën dritën e fakteve, paratë e investuara për Moratën, Gimenez dhe Nkunku nuk kanë shpërblyer pothuajse fare deri më tani.
Milani, pas periudhave të Ibrahimovic dhe Giroud (kampionë absolutë, por të ovër në nivel anagrafik), është rikthyer në kërkim të një One Piece, një qendërsulmuesi që mund të shënojë gola me galop.
Problemi është i vjetër: Nkunku nuk po bind dhe Gimenez ka ende një muaj të mirë për të provuar të përmbysë spiralen në rënie në të cilën është përfshirë.
E pra, e thamë, këtu, sigurisht ka diçka që nuk shkon.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
