Po! Theo Hernandez dëshiron të largohet nga Milani. Është ky lajmi i bujshëm që vjen direkt nga Franca. Sipas asaj që kanë zbuluar gazetarët e të përditshmes kombëtare L’Equipe, mbrojtësi i kuqezinjve do të kishte hapur dritën jeshile për transferimin e tij gjatë seancës së merkatos verore. Pas 5 sezonesh në klubin e rrugës Aldo Rossi, në fakt, anësori i majtë do të dëshironte të bënte një hov të mëtejshëm cilësor, për të tentuar ndoshta të fitonte Champions League.
Prej javësh kanë qarkulluar zëra për një interesim të fortë nga ana e Bayern Munich, i cili mund të humbasë Alphonso Davies (shumë afër me Real Madridin e Carlo Ancelottit). Me këtë rast, klubi bavarez, pas hapjes zyrtare të sezonit të merkatos, mund të godase me blerjen e Theo Hernandez, i cili këtë sezon ka koleksionuar plot 32 paraqitje në kampionat duke marrë edhe 5 kartona të verdhë.
Megjithatë, sipas asaj që raportohet nga e njëjta gazetë franceze, për t’ia rrëmbyer mbrojtësin Milanit, do të duhet të paraqitet një ofertë prej të paktën 80 milionë eurosh. Vetëm duke u nisur nga kjo shifër, pra, drejtuesit e klubit të rrugës Aldo Rossi mund të uleshin në tavolinë për të diskutuar mbi të ardhmen e lojtarit, kontrata e të cilit do të skadojë më 2026 dhe negociatat për rinovimin nuk duket se do të shkojnë në drejtimin e shpresuar nga tifozët…
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>