Merkato Milan, Igli Tare po përpiqet për një goditje të bujshme në sulm? Sipas të përditshmes së madhe spanjolle Sport, ‘po’, do të kishte pasur kontakte midis agjentit të lojtarit, Pini Zahavi dhe drejtorit sportiv të Milanit.
Drejtori sportiv Rossoner do t’i kishte kërkuar informacione për të kuptuar të ardhmen e sulmuesit polak dhe gatishmërinë e tij të mundshme për t’u transferuar në Serie A pas eksperiencës në Barcelonë.
Ka të ngjarë që kontrata në skadencë më 2026, e sulmuesit, të mos zgjatet më: Milani, prandaj, mund të përpiqet për goditjen e madhe të rradhës, për një ‘Modric biz, por këtë herë në sulm.
Klasi ’88, Lewandowski, mbetet një sulmues i nivelit të lartë dhe, ashtu si kroati, mund të ketë një ndikim të bujshëm në Serie A.
Merkato Milan, kontakte për Lewandowskin
Padyshim, mbeten për t’u parë objektivat e polakut: për të zgjedhur Milanin do të duhet të bënte një ‘sakrificë’ të rëndësishme në nivel ekonomik, duke pasur parasysh se aktualisht te Barcelona, qendërsulmuesi polak ka një pagë prej 33.3 milionë eurosh në sezon (burimi: Sky Sport).
Kjo pengesë e kapërcyeshme vetëm nëse Lewandowski do të duhej të bënte një zgjedhje jete dhe karriere: Milanin dhe sërish futbollin evropian në këmbim të disa milionave të tjerë më shumë që mund t’i vinin ndoshta nga një kampionat si Saudi Pro League. Për momentin bëhet fjalë vetëm për hipoteza; të shohim nëse do të ketë vërtetë ndonjë zhvillim të rëndësishëm javët e ardhshme.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
