Sensacionale ajo që po ndodh në casa Juventus. Lojtari është gjetur pozitiv ndaj dopingut pas ndeshjes së parë të kampionatit
Një lajm absurd është publikuar dje në media. Një lojtar i Juventusit rezultoi pozitiv ndaj dopingut pas testeve të kryera pas ndeshjes së parë të kampionatit kundër Udinezes. Bëhet fjalë për Paul Pogba, mesfushorin francez që të rikthyer në Torino këtë verë me zero kosto. Më konkretisht, Pogba doli pozitiv ndaj testosteronit. Aspak e mirë për Juventusin, por mbi të gjitha për lojtarin, që gjendet tashmë në një situatë të pasigurt dhe të paqëndrueshme, për shkak të dëmtimeve të shumta që e kanë komprometuar gjendjen, performancën në fushë dhe padyshim vazhdimësinë.
Ai dukej gati për t’u rikthyer në fushë qysh në ndeshjen e rradhës kundër Lacios, pas rikuperimit nga një lodhje muskulare. Mirëpo tani, duket e pamundur që Paul Pogba të rikthehet së shpejti për të luajtur. Për Massimiliano Allegrin ka qenë gjithmonë një lojtar i veçantë, pavarësisht dëmtimeve, një që mund të ndryshonte ekuilibrat në çdo moment të ndeshjes. Pavarësisht kësaj, Pogba e ka komprometuar një pjesë të fazës së tij të fundit të karrierës duke përdorur doping. Kundër Udinezes nuk pati zbritur as në fushë. Më pas luajti 52 minuta gjithsej mes Bolonjës dhe Empolit dhe dukej se ishte i gatshëm të bënte gjithçka që ishte e mundur për t’iu rikthyer fushës me vijimësi. Një tjetër ndalesë për të, kësaj here për një arsye shumë serioze.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>